LAJMI I FUNDIT:

“Kur vjen një lojtar si Kolo Muani, puna jonë bëhet më e lehtë” – Locatelli vlerëson lartë francezin

“Kur vjen një lojtar si Kolo Muani, puna jonë bëhet më e lehtë” – Locatelli vlerëson lartë francezin

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, ka ndarë pritshmëritë e tij përpara ndeshjes kundër PSV-së në Ligën e Kampionëve.  

Duke folur me gazetarë, Locatelli theksoi se ndeshja do të jetë shumë e rëndësishme dhe se Juventusi duhet të qaset me seriozitet. 

Zonja e Vjetër nuk arriti që të përfundojë në mesin e tetë ekipeve më të mira në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve dhe duhet të luajë play-off.  


“E nesërmja do të jetë shumë e rëndësishme, pasi ne po luajmë në shtëpi kundër një kundërshtari të madh – një ekip i ri me të cilin jemi përballur tashmë, por nesër do të jetë ndryshe. Është ndeshja e parë, por është thelbësore që t’i qasemi mirë”, ka thënë Locatelli. 

Gjatë konferencës për shtyp, ai vlerësoi edhe ndikimin e sulmuesit të ri Randal Kolo Muani, i cili u bashkua Juventusit gjatë afatit të transferimeve.  

“Ai është një djalë shumë i mirë. Ne i dinim cilësitë e tij. Kur vjen një lojtar i tillë, puna jonë bëhet më e lehtë”,  deklaroi Locatelli.  

Kolo Muani ka arritur pesë gola me Juventusin vetëm në tri ndeshje, duke i ndihmuar bardhezinjtë të gjejnë stabilitet në kampionat në xhirot e fundit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori