LAJMI I FUNDIT:

“Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza”, deklaron Trump

“Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza”, deklaron Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza sipas planit të tij që SHBA të marrë nën kontroll territorin.

“Jo, nuk do ta kenë, sepse do të kenë strehim shumë më të mirë”, tha Trump për Bret Baier të Fox News Channel kur u pyet nëse populli palestinez do të kishte të drejtën të kthehej.

“Me fjalë të tjera, unë po flas për ndërtimin e një vendi të përhershëm për ta.”


Më herët, ai tha se është “i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën”, por mund të lejojë që pjesë të territorit të rindërtohen nga shtete të tjera në Lindjen e Mesme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën. Për sa i përket rindërtimit të saj, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë të saj”, tha republikani.

“Por ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet më”, vazhdoi ai.

Presidenti Trump tha gjithashtu se ishte i hapur ndaj mundësisë për të lejuar disa refugjatë palestinezë në SHBA, por do t’i shqyrtonte kërkesat e tilla.

Ndryshe, Trump ka folur për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve që jetojnë në Gaza dhe krijimin e një “riviere të Lindjes së Mesme”.

Gjatë fundjavës, kryeministri izraelit e vlerësoi propozimin si “revolucionar”.

Benjamin Netanyahu e bëri këtë koment në kabinetin e tij pas kthimit të tij në Izrael nga Uashingtoni.

Netanyahu njoftoi se të dy aleatët ranë dakord të “sigurohen që Gaza të mos përbënte më një kërcënim për Izraelin”.

Ndryshe, deklarata e fuqishme e Trumpit është shpërndarë nga media të njohura të huaja si the Guardian, Daily Sabah dhe Barron’s/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Kalo në kategori