LAJMI I FUNDIT:

Gostivari në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë tetë këshilltarë më pak, ndryshime do të ketë edhe në komunat e tjera

Gostivari në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë tetë këshilltarë më pak, ndryshime do të ketë edhe në komunat e tjera

Komuna e Gostivarit do të pësojë rënien më të madhe të numrit të këshilltarëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku në vitet e ardhshme do të ketë tetë këshilltarë më pak. Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, kjo komunë kishte 81.000 banorë, që sipas ligjit duhet të kishte 31 ulëse për këshilltarët, por sipas rezultateve të vitit 2021, Gostivari ka një popullsi rezidente prej 59.770 banorë, që do të thotë se numri i këshilltarëve do të jetë 23.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, numri i vendeve të këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve dhe nuk duhet të jetë më i vogël se nëntë (në komunat me deri në 5000 banorë) dhe nuk duhet të jetë më i madh se 33 këshilltarë. Përjashtim nga kjo bën Qyteti i Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale që rregullohet me ligj të veçantë.

Në 10 komuna do të zvogëlohet edhe numri i ulëseve të këshillit, ndërsa nga më të mëdhatë, më pak vende të këshillit do të ketë në Kumanovë (minus dy) dhe Kriva Pallankë (minus katër).


Për më tepër, këshillat në komunat Jegunovcë, Tearcë, Novo Sellë dhe Zhelinës do të kenë katër këshilltarë më pak, ndërsa këshillat në Debërcë, Pehçevë dhe Qendër Zhupë do të kenë dy këshilltarë më pak.

Numri i këshilltarëve do të rritet vetëm në komunën e Karposhit të Shkupit, ku numri i këshilltarëve do të rritet nga 23 që janë aktualisht në 27, si dhe në komunën e Studeniçanit, ku do të ketë rritje nga 15 në 19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Kronika e Zezë
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori