LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. 

Manchester City dhe Real Madridi do të përballen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë në kuadër të fazës së ‘play-off-it’. 

Tekniku spanjoll para kësaj ndeshje ka vlerësuar tej mase Real Madridin dhe lojtarët e tyre, por në të njëjtën kohë ka prekur edhe disa tema tjera si forma e Cityt dhe lëndimet. 


“Ne nuk kemi bërë aq mirë, ne e meritojmë ku jemi tani. Shorti është short ne e pranojmë sfidën”. 

“Gjatë viteve të fundit kemi pasur një rivalitet të madh me Real Madridin, por në aspektin e historisë ne nuk mund të krahasohemi të jemi të sinqertë”. 

“Ata (Real Madridi) janë në krye të ligës dhe po luftojnë ndaj Atleticos dhe Barcelonës. Ne duhet t’i bëjmë dy ndeshje të mira për t’i mposhtur ata”, ka thënë fillimisht Guardiola. 

“Natyrisht, ne mund të luajmë mirë por ne nuk jemi konsistent siç kemi qenë më parë. Nuk mund ta mohoj që kam besim tek lojtarët që kanë qenë kaq të mirë për një dekadë”. 

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
Lexo po ashtu Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

“Lojtarët e tyre të sulmit janë të jashtëzakonshëm. Ata e kanë aftësinë për pasime të shkurta, të gjata kështu që ne duhet të bëjmë lojën tonë”, shtoi 54-vjeçari. 

“Kur përfundoi në pozitën e 22-të nga 24 skuadra, ju nuk mund të kërkoni ndonjë favor. Ne nuk morëm mjaftueshëm pikë as për të qenë afër top tetëshes”. 

“Ne kemi marrë atë që kemi merituar, skuadra jonë ka diçka të veçantë. Shpresoj se mund ta bëjmë nesër”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori