LAJMI I FUNDIT:

Egli – Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Egli – Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Debati mes Eglit dhe Gjestit ka vazhduar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi Egli kërkon sqarime për tekstin e këngës që Gjesti po shkruan.

Duke qenë se dyshja kanë pasur një afrimitet të madh, Egli e pyeti drejtpërdrejt për kujtdo i është dedikuar kënga dhe e akuzoi se po gënjen.

Një nga pikat që ngriti Egli ishte përdorimi i shprehjes “Çupëza ime”, një fjalë që sipas saj është shumë specifike dhe ka një domethënie të veçantë. Ajo kërkoi të dinte për kë e kishte shkruar.


Foto: Screenshot/YouTube

Gjesti u mundua ta shpjegojë: “Sa herë e thoshte dikush këtë fjalë, më bënte të ndihem mirë dhe më jepte emocione”.

Por, Egli nuk u bind dhe e vijoi presionin: “Ajo ta thoshte ty ‘çupëza ime’?”

Gjesti pranoi se kjo shprehje kishte krijuar një energji të mirë mes tij dhe dikujt. Kur Egli e pyeti për fjalën “Kuptomë”, Gjesti tha se ishte një fjalë që dikush e përdorte shpesh dhe i dukej interesante.

Egli e akuzoi hapur:”Ti luan shumë fort, por nuk më meriton dhe nuk do të më kesh kurrë! Unë jam ndier shumë keq nga ajo që ke bërë”.

Gjesti reagoi duke i thënë: “Ti je bërë keq nga mendimet e tua, po hiqmu, pashë Zotit”.

Pavarësisht tensioneve, Egli u shpreh e vendosur: “Unë nuk shkel veten për askënd”.

Debati mes tyre vazhdon të krijojë tension në shtëpi, ndërsa fansat ndjekin nga afër çdo zhvillim mes dyshes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës

Magazina
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina

" E pafytyrë", Vazhdon debati i ashpër mes Eglit e Valbonës, ndërhyjnë edhe banorët e tjerë

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë

Magazina
Kalo në kategori