LAJMI I FUNDIT:

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Sipas një raportimi nga Toni Juanmarti i Diario Sport, Barcelona po kërkon të rikthej ish-yllin e La Masia, Adam Aznou.

Mbrojtësi i gjithanshëm mund të luajë si mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë dhe krahu i majtë dhe aktualisht është i kontraktuar me Bayern Munichun.

Aznou e filloi karrierën e tij në radhët e famshme të të rinjve të Baçës, La Masia, përpara se t’i bashkohej skuadrës bavareze në vitin 2022.


Marokeni i gjithanshëm ka luajtur 16 minuta për Bayern Munich në tri ndeshje dhe tani është në huazim me skuadrën spanjolle Real Valladolid. Aznou gjithashtu ka fituar tri paraqitje për Marokun, me paraqitjen e tij të parë në shtator të vitit të kaluar.

Barcelona shpreson të rikthejë mbrojtësin e ri pasi ai ka treguar se është në një perspektivë premtuese në Bavari.

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
Lexo po ashtu Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Katalanasit do të mbajnë një sy te marokeni dhe do të kërkojnë ta sjellin atë për të ofruar mbulim për Alejandro Balden dhe Jules Kounden.

Aznou është në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantët bavarez dhe do të jetë në dispozicion si transferim i lirë në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori