LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në New York

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në New York

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha mori pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në New York.

Me ftesë zyrtare të Senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarit të Asamblesë Charles D. Fall, Drejtori i Policisë së Kosovës,ë Kolonel Gazmend Hoxha ka qëndruar zyrtarisht në New York ku ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se Hoxha gjatë ceremonisë theksoi se Policia e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Policinë e Kosovës që nga themelimi.


“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, ka qenë jetik në ndërtimin e një force profesionale që gëzon besimin e qytetarëve dhe kontribuon për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë Hoxha, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se Kolonel Hoxha gjatë qëndrimit në New York, poashtu mori pjesën në një seancë të senatit të shtetit të New York-ut si dhe u takua me përfaqësues të komunitetin kosovaro-amerikan për të cilët shprehu një falënderim të veçantë për rolin e tyre në forcimin e lidhjeve mes Republikës së Kosovës si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë

Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë

Lajme
Kalo në kategori