LAJMI I FUNDIT:

Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura

Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura

Komandantë rusë në rajonin e Kupianskut u japin urdhër ushtarëve të tyre të rimarrin pozicionet nga të cilat u tërhoqën nën zjarrin ukrainas dhe u kërcënojnë me ekzekutim nëse refuzojnë, pretendon grupi operativ-strategjik ukrainas Hortitsia, duke cituar raporte të inteligjencës.

Siç shkruan Kyiv Independent, ushtarët ukrainas, pas sulmeve intensive, detyruan trupat ruse të braktisin pozicionet e tyre të avancuara pranë një vendbanimi në zonën e Kupianskut, raportoi njësia.

Forcat ruse e intensifikuan sulmin ndaj Kupianskut në rajonin e Harkivit në shtator të vitit 2024, duke depërtuar drejt lagjeve industriale në verilindje. Gjatë dhjetorit, forcat ukrainase zmbrapsën disa përpjekje për të hyrë në qytet.


Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje
Lexo po ashtu Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Rusia për muaj të tërë është përpjekur të krijojë një bazë përgjatë bregut lindor të lumit Oskil, duke synuar të anashkalojë pozicionet mbrojtëse ukrainase dhe të hapë rrugën për një sulm nga prapa ndaj Kupianskut. Linja e frontit tani është vetëm 2 kilometra larg qytetit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së fundmi emëroi gjeneral-majorin, Mykhailo Drapatyi, komandantin e Forcave Tokësore të Ukrainës, si udhëheqës të Hortitsias, teksa Ukraina përpiqet të ndalojë përparimet ruse në këtë zonë.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë theksuar vazhdimisht moralin e ulët të ushtarëve rusë që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë. Moska përdor taktikën e njohur si “valët njerëzore”, ku trupat e saj përpiqen të mbizotërojnë mbi mbrojtësit ukrainas përmes epërsisë numerike, pavarësisht humbjeve të mëdha.

Raportimet mbi komandantë rusë që ekzekutojnë ushtarët e tyre janë shfaqur edhe gjatë disa prej betejave më të ashpra të luftës, për shembull gjatë rrethimit të qytetit të fortifikuar Avdiivka në fund të vitit 2023. /Telegrafi/