LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike

Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike

Një revolucion në sektorin e energjisë elektrike u premtua nga kreu i Koalicionit për Kosovën Fituese.

Gjatë tubimit në Deçan, Ramush Haradinaj prezantoi planin për pavarësi energjetike të Kosovës, duke garantuar ulje të ndjeshme të çmimeve për qytetarët.

“Rryma nuk do të jetë më malli më i shtrenjtë. Do ta prodhojmë vetë dhe do të ulim çmimin për 20 përqind,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se nuk do të lejohet më që mafia energjetike të diktojë çmimet në treg.


“Ky transformim në sektorin energjetik shihet si pjesë thelbësore e programit për zhvillimin ekonomik të vendit, duke synuar të sigurojë energji të përballueshme për familjet dhe bizneset kosovare”.

Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi.

“Bujqësia do të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe për këtë do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit,” u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se rritja e subvencioneve do të shoqërohet edhe me lehtësira të tjera për zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

“Ky investim në bujqësi është pjesë e një plani më të gjerë ekonomik që përfshin edhe zhvillimin e turizmit dhe mbështetjen për bizneset e reja, duke synuar transformimin e plotë të ekonomisë rurale të Kosovës”.

Artikull i sponzorizuar