LAJMI I FUNDIT:

Juventus synon transferimin e Osimhen për ta përforcuar sulmin

Juventus synon transferimin e Osimhen për ta përforcuar sulmin

Juventusi ka ide të qarta se si do ta zëvendësojnë Dusan Vlahovic verën e ardhshme, pasi Victor Osimhen është objektivi i tyre kryesor. 

Vlahovic sapo ka kompletuar ciklin prej tri vitesh tek ‘Bianconerët’ dhe nuk pritet që të vazhdojë të jetë pjesë e tyre përtej gjashtë muajve të ardhshëm. 

Kjo pasi drejtuesit e klubit kanë refuzuar kërkesën e tij për rritje të pagës për shkak të formës së dobët. 


Me kontratën e tij që skadon në 2026, Juventusi do të ishte i etur që ta shesë në verë dhe jo ta humbasin si lojtar të lirë. 

Juventus probleme të mëdha në mbrojtje, tani afër nënshkrimit të Kevin Danso
Lexo po ashtu Juventus probleme të mëdha në mbrojtje, tani afër nënshkrimit të Kevin Danso

Sipas një raportimi nga GdS, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, është një fans i madh i Osimhen, me të cilin kanë punuar së bashku tek Napoli në 2020. 

Juventusi shpreson që raportet e mira të Giuntolit dhe nigerianit t’i shfrytëzojë për ta bindur atë t’i refuzojë ofertat nga klubet tjera. 

Preferenca e Juventusit është që Osimhen të transferohet në Turin gjatë verës, pas përfundimit të huazimit të tij tek Galatasaray./Telegrafi/