Lëvizja që do ta ‘tronditë’ botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës
Ylli i Milanit, Rafael Leao, është lidhur me një transferim të mundshëm në momentet e fundit para mbylljes së afatit të transferimeve të hënën.
Leao, 25 vjeç, është një nga lojtarët më të diskutuar në futbollin evropian pas një vargu paraqitjesh të jashtëzakonshme me klubin italian.
Para se të transferohej në Itali, sulmuesi portugez luajti për Sporting Lisbonën dhe më pas u bashkua me Lille në Francë.
Gjatë kohës së tij në Francë, Leao tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve në Evropë, por në fund vendosi të bashkohej me Milan në vitin 2019 për një shumë prej 35 milionë euro.
Që nga ajo kohë, 25-vjeçari ka bërë 239 paraqitje për klubin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 66 gola. Gjatë sezonit 2024/25, Leao ka arritur të shënojë tetë gola dhe të japë shtatë asistime në 29 ndeshje.
Me vetëm disa ditë të mbetura para mbylljes së afatit kalimtar në Evropë, Leao është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘San Siro’.
Sipas raporteve të gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, klubi arab Al Nassr, është i interesuar të sigurojë shërbimet e Leaos dhe është i gatshëm të investojë ndërmjet 70 dhe 85 milionë euro për ta tërhequr portugezin në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, thuhet se Milani nuk është i hapur për negociata, duke pasur parasysh që afati transferimeve do mbyllet brenda disa ditëve.
Pozita e klubit sugjeron një vendosmëri për të mbajtur yllin e tyre, të paktën deri në verë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cristiano Ronaldo zbulon pseudonimin e ashpër që i vuri fqinji i tij pasi e pa duke qarë
Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj
Fillojnë teoritë konspirative të Real Madrid TV për shortin që i vuri përballë Man Cityt në Ligën e Kampionëve
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin
Publikohet lista me 15 lojtarët më të shpejtë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona i jep "status të veçantë" Ansu Fatit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?