LAJMI I FUNDIT:

“Napoli dhe Atalanta po bëjnë diçka të jashtëzakonshme” – Inzaghi flet për garën e titullit

“Napoli dhe Atalanta po bëjnë diçka të jashtëzakonshme” – Inzaghi flet për garën e titullit

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, u shpreh me respekt ndaj konkurrentëve të tij për titull, Napolit dhe Atalantas.

Inzaghi theksoi se konkurrenca në Serie A është më e ashpër se kurrë, me disa ekipe që po luftojnë për pozicionin më të lartë.

“Napoli dhe Atalanta po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, po ashtu edhe Interi”.


“Nuk ka frikë, vetëm shumë respekt për dy ekipe shumë të mira, që kanë trajnerë të shkëlqyer dhe luajnë futboll të mirë. Unë thashë në korrik që kjo do të ishte një garë titulli e hapur dhe kjo është ajo që po ndodh”, deklaroi Inzaghi.

Ai vuri në dukje që Napoli dhe Atalanta kanë treguar performanca të shkëlqyera këtë sezon, duke i bërë ato kërcënime serioze për titullin.

Interi etiketon tri transferime brenda Serie A
Lexo po ashtu Interi etiketon tri transferime brenda Serie A

Megjithatë, Interi mbetet një nga pretenduesit kryesorë, pasi aktualisht zë vendin e dytë me 50 pikë, tri më pak se Napoli, por Neroazurrët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Atalanta është e treta me 46 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore