Donald Trump ka deklaruar se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta.
Presidenti amerikan u bëri thirrje të dy vendeve që të pranojnë njerëz përkohësisht ose përgjithmonë, duke shtuar: “Ne thjesht duhet ta pastrojmë të gjithën”.
“Është fjalë për fjalë një vend rrënimi, pothuajse gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin atje”, u tha ai gazetarëve pas një telefonate me Mbretin Abdullah të Jordanisë.
Ndërsa tani dhjetëra mijëra njerëz mbeten të bllokuar nga kthimi në veri të Gazës pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit dhe refuzoi të hapte postblloqe për të lejuar kalimet në veri.
Një ditë pas një shkëmbimi të dytë që përfshinte katër gra izraelite të mbajtura peng për 200 të burgosur palestinezë, dhjetëra palestinezë të bllokuar prisnin përgjatë rrugëve kryesore që të çojnë në veri, shkruan skynews, përcjell Telegrafi
Veturat e kamionët ishin të mbingarkuar me dyshekë, ushqim dhe tenda që shërbyen si strehë për më shumë se një vit për ata në zonat qendrore dhe jugore të enklavës.
“Një det njerëzish është duke pritur për një sinjal për t’u kthyer në qytetin e Gazës dhe në veri”, tha Tamer al Burai, një person i zhvendosur nga qyteti i Gazës.
“Kjo është marrëveshja që u nënshkrua, apo jo? Shumë nga ata njerëz nuk e kanë idenë nëse shtëpitë e tyre janë ende në këmbë. Por ata duan të shkojnë pavarësisht, duan të vendosin tendat pranë rrënojave të tyre, ata duan të ndihen në shtëpi”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se marrëveshja e armëpushimit – e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti – lejon që mijëra palestinezë të zhvendosur të kthehen në komunitetet e tyre.
Megjithatë, jo shumë kohë pasi ushtarët femra izraelite u liruan të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të lejojë që palestinezët të kthehen në Gazën veriore derisa pengu civil Arbel Yehud të lirohet.
Izraeli thuhet se kishte kërkuar që ajo të ishte në listën e pengjeve të liruar dje.
Megjithatë, ajo nuk u përfshi nga Hamasi.
Mendohet se ajo mund të mbahet nga Xhihadi Islamik Palestinez, një grup tjetër militant në Rripin e Gazës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq “sakrifikoi” kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama