LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

CIA ofroi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid, duke thënë se koronavirusi ka “më shumë gjasa” të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët.

Por agjencia e inteligjencës paralajmëroi se kishte “besim të ulët” në këtë përcaktim, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës tha se një “origjina e lidhur me kërkimin” e pandemisë, “ka më shumë gjasa sesa një origjinë natyrore bazuar në raportin e disponueshëm”.


Vendimi për të publikuar këtë vlerësim shënon një nga të parët e marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump, i cili mori përsipër agjencinë të enjten.

Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, ka favorizuar prej kohësh teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke pretenduar se Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.

Instituti është 40 minuta me veturë nga tregu Huanan ku u shfaq rasti i parë i infeksioneve.

Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral për origjinën e virusit, dhe “të skajohej me një anë”.

“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në një numër frontesh, dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.

“Kjo është një gjë e vetme për mua”, shtoi ai.

Por zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në inteligjencë të re, dhe i paraprin administratës Trump.

Raportohet se rishikimi u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden, dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori