Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është marrë vendim që deklaratat e dy dëshmitarëve të pranohen me shkrim, ndërsa mbrojtja do ta ketë mundësinë që t’i marrë në pyetje.
Kështu bëri të ditur Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten gjatë konferencës javore, ku ndër tjerash tregoi edhe për zhvillimet që e kanë karakterizuar Gjykatën gjatë pushimit.
“Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 20 dhjetor dhe më 6 janar, trupi gjykues vendosi mbi një kërkesë të Prokurorisë për të pranuar si prova dëshmitë me shkrim të dy dëshmitarëve dhe provat materiale shoqëruese, ndërsa dëshmitarët duhet të jenë në dispozicion për t’u marrë në pyetje nga pala kundërshtare. Krahas kësaj, trupi gjykues miratoi një kërkesë të Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës”, tha Griep, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Për të njëjtin rast, Griep ripërsëriti që më 18 dhjetor 2024 është miratuar një kërkesë e mbrojtësit të viktimave që një person i afërm i një viktime që tashmë ka ndërruar jetë, të marrë pjesë në emër të saj në procesin gjyqësor.
Ndërsa në rastin Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, që ka të bëjë me pretendimet për ndikim në dëshmitarë, Griep tha se Thaçi është deklaruar i pafajshëm.
“Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 20 dhjetor, gjykatësja e procedurës paraprake lëshoi vendimin kornizë mbi nxjerrjen e provave dhe çështje të lidhura me të. Ky vendim përcakton kalendarin për procesin e nxjerrjes së provave, gjatë të cilit Prokuroria duhet t’i japë mbrojtjes provat që synon të përdorë gjatë gjykimit, si dhe vendos mbi aspekte të tjera lidhur me përgatitjen e shpejtë të çështjes gjyqësore për gjykim”, tha tutje Griep.
Zëdhënësja tregoi se është bërë publik më 24 dhjetor vendimi i Kushtetueses mbi kërkesën e Thaçit me pretendime për shkelje të të drejtave të tij themelore, për shkak të masave hetimore të posaçme të urdhëruara nga gjykatësi i procedurës paraprake për atë gjatë paraburgimit të tij në 2023-ën.
Zëdhënësja e DhSK-së, tha se në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Haxhi Shalës dhe Ismet Bahtijarit, më 20 dhjetor 2024, trupi gjykues lëshoi vendimin mbi klasifikimin e disa parashtrimeve dhe urdhëroi ekipet e mbrojtjes të përgatitnin versionet e redaktuara publike të disa parashtrimeve.
“Ndërsa ajo tregoi se më 23 dhjetor 2024, u bë publik versioni i redaktuar i urdhrit për zhdëmtim kundër Pjetër Shalës, me anë të cilit ai u obligua që të paguajë shumën prej 208 mijë eurove.
“Trupi gjykues ftoi kryetaren e DHSK-së të caktojë një gjykatës të vetëm përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e vënies në jetë dhe zbatimit të urdhrit për zhdëmtim. Megjithëse, trupi gjykues rikujtoi se përgjegjësinë për pagesën e kompensimit për viktimat e mban ekskluzivisht zoti Shala, ai theksoi se aktualisht zoti Shala nuk duket se zotëron mjetet financiare për përmbushjen e urdhrit. Rrjedhimisht, trupi gjykues diskutoi mundësinë e përfshirjes së aktorëve të tjerë në zbatimin e urdhrit për zhdëmtim. Ndër to, ishin programi aktual për kompensimin e viktimave të krimeve në Kosovë si dhe mundësia që donatorë të kontribuojnë me donacione të paspecifikuara për Dhomat e Specializuara”, tha ajo.
Ajo shtoi se yrupi gjykues ka ftuar Kosovën që të miratojë ligjet e nevojshme dhe të krijojë mekanizëm zhdëmtues për kompensimin e viktimave të krimeve që përfshihen në juridiksionin e DhSK-së. Tha se të hënën rifillojnë seancat në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025