LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti me mesazh të koduar për Barcelonën kur flet për mosregjistrimin e Olmos

Ancelotti me mesazh të koduar për Barcelonën kur flet për mosregjistrimin e Olmos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, duket se ka bërë një koment të koduar ndaj rivalëve kryesorë, Barcelonës, kur u pyet për çështjen e regjistrimit të Dani Olmos në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Valencian.

Dani Olmo dhe Pau Victor, dy blerjet e vetme të Barcelonës verën e vitit të kaluar, nuk janë të autorizuar të luajnë për pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025 pasi licencat e tyre të përkohshme skaduan më 31 dhjetor.

Ani pse klubi katalanas shpreson të zgjidhë këtë çështje më 3 janar, gjykata dhe La Liga deri tani kanë refuzuar të japin leje për regjistrimin e tyre.


Kur u pyet për këtë temë, Ancelotti pranoi se nuk e dinte “çështjen në detaje”, por shtoi se duhet respektuar çdo klub.

“Ajo që mund të them është të respektohen të gjitha klubet, institucionet dhe rregullat”, potencoi trajneri italian.

Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i Dani Olmo
Lexo po ashtu Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i Dani Olmo

Ancelotti gjithashtu refuzoi të flasë për mundësinë që Real Madridi të futet në tregun e transferimeve në janar, mes spekulimeve për emra si Trent Alexander-Arnold. /Telegrafi/