Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për dy herë kampionin e Evropës dhe një herë të Botës
Në ndeshjen e xhiros së 18-të të La Ligës spanjolle, futbollistët e Real Madridit mposhtën Sevillan me rezultat 4-2, derisa ndeshja u shënua edhe nga lamtumira e lojtarit legjendar të Sevillas, Jesus Navas, për të cilin kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij.
Publiku në stadiumin “Santiago Bernabeu” i dha ovacione Navasit, ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave ndërtuan një mur para ndeshjes për një lojtar që pati një karrierë fenomenale, në të cilën fitoi dy dy tituj të kampionatit evropian dhe i vetmi titull botëror me kombëtaren spanjolle.
Navas i vari këpucët e tij të futbollit me stil me njohjen dhe dashurinë e gjithë botës së futbollit, dhe çfarë mund të dëshironi më shumë se një ovacion në tempullin e futbollit që është Santiago Bernabeu.
“Urime Jesus Navas për karrierën tuaj të jashtëzakonshme”, shkruhet në tabelën e rezultateve në stadiumin mitik ‘Santiago Bernabeu’.
Përveç kësaj, Luka Modric i ka dhuruar një fanellë të Real Madridit me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve të skuadrës.
Navas falënderoi ngrohtësisht tifozët dhe lojtarët e Realit dhe në mënyrë madhështore përfundoi karrierën 20-vjeçare në të cilën luajti 882 ndeshje në nivel klubi dhe u bë lojtari me më shumë paraqitje në fanellën e Sevillas (704).
39-vjeçari fitoi katër Liga të Evropës, Superkupën Evropiane, dy Kupa të Spanjës dhe një Superkupë Spanjolle në ekipin Andaluzian.
L’hommage général du Santiago Bernabeu pour le dernier match de la carrière de Jesús Navas. 🤩🇪🇸pic.twitter.com/OkFz0YV9Ef
— Actu Foot (@ActuFoot_) December 22, 2024
Përveç Sevillës, katër sezone ka luajtur edhe për Manchester Cityn, me të cilin në vitin 2014 ka qenë kampion dhe ka fituar dy Kupa të Ligës.
Ai luajti 56 ndeshje për Spanjën dhe shënoi pesë gola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze