Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur rezultatet e takimit e së martës mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak.
Në komunikatë thuhet se pas bisedimeve të gjera të kryesuara nga Lajçaku, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ranë dakord në Bruksel për termat e referencës për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Kjo, në bazë të Deklaratës për Personat e Zhdukur të miratuar më 2 maj 2023 nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq .
Sipas BE-së, Komisioni i Përbashkët, i kryesuar nga Lajçaku, do të jetë përgjegjës për “mbikëqyrjen e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur” dhe do të monitorojë bashkëpunimin e palëve për disa çështje kyçe.
Në njoftim theksohet se Komisioni do të përqendrohet në:
Identifikimin e vendeve të varrezave dhe gërmimet pasuese;
Aksesin në informacione të sakta dhe të besueshme, duke përfshirë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar, përdorimin e të dhënave satelitore, teknologjinë LIDAR dhe mjete të tjera të avancuara për zbulimin e varrezave masive;
Respektimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur.
Përveç kësaj, Komisioni i Përbashkët do të mbështesë dhe monitorojë bashkëpunimin e Kosovës dhe Serbisë nën Grupin Punues për Personat e Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK).
Bashkimi Evropian ka përshëndetur dakordësinë mes palëve, duke theksuar se çështja e personave të zhdukur mbetet një “shqetësim humanitar” dhe se “nevojiten përpjekje urgjente për të mbyllur rastet për familjet e prekura dhe komunitetin e gjerë”.
Nga 6,065 raste të personave të zhdukur gjatë periudhës 1998-2000, prej tyre, 1,607 persona ende janë në listën e personave të zhdukur.
BE-ja vlerëson të dyja palët për angazhimin dhe qasjen e tyre konstruktive, e cila bëri të mundur rezultatin e 17 dhjetorit.
Më tej, BE fton palët të emërojnë përfaqësuesit e tyre për takimin e parë deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm.
Po ashtu, Bashkimi Evropian e cilësoi progresin e sotëm si një hap të rëndësishëm përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.
“Është në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi. BE-ja u kërkon të dyja palëve që të fillojnë punën e zbatimit të Marrëveshjes në tërësi”, përfundon njoftimi i Shërbimit të Jashtëm të BE-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?