Nga: Roger Waters (Pink Floyd, kënga Your Possible Pasts nga albumi The Final Cut, 1983)
Përktheu: Agron Shala
Prapa shpine t’i fërfëllojnë të kaluarat tua të mundshme
Disa naive dhe plot gjallëri, disa të frikshme dhe të dëmshme
Një paralajmërim për secilin që ende mban situatën nën kontroll
“Rreshtohuni! Sulm”
Që të kenë kujdes për të kaluarat e tyre të mundshme
Në binarët e braktisur të hekurudhave, kurthohen lulëkuqet
Ndërsa vagonët me viktima presin shansin tjetër
A më mban mend? Si ishim dikur?
A mendon se kemi mundur të jemi më të afërt?
Me një buzëqeshje të venitur, ajo qëndroi në prag të derës
Me fytyrën që flakëronte si neoni i një hoteli të lirë
Vështrimi i saj i akullt përgjëroi burrat e dyshimtë
Për bekimin apo gjykimin e tyre
Me një hap të guximshëm para, njëri dorën zgjat
Ai tha: “Dikur isha fëmijë, e tash jam veç një burrë”
A më mban mend? Si ishim dikur?
A mendon se kemi mundur të jemi më të afërt?
U nënshtruam nga shpërfillja dhe fetarët
Na treguan si të ndihemi mirë dhe na mësuam si të ndihemi keq
Me gojën mbyllur dhe të tmerruar mësuam si të luteshim
Ndjenjat tona u përmbysën dhe mbetën pa frymë
Prapa nesh i varën pankartat dhe flamujt
Të së kaluarës sonë të mundshme që shtrihet në lecka të shqyera
A më mban mend? Si ishim dikur?
A mendon se kemi mundur të jemi më të afërt?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!
Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)
Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!
Fjalë të urta popullore: Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!
GJUHA SHQYPE
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos