LAJMI I FUNDIT:

Fjalë të urta popullore: Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!

Fjalë të urta popullore: Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!
Ilustrim

• Anrra e gzueme del e idhnueme!

• Armiku ma i rrezikshëm është ai që harrohet!


• Zoti çon bereqetin, shejtani shpon thesin!

• Vrit qen e rrit këlysh!

• U nxi rrushi, u mbyll moti, mjerë ai që s’ishte i zoti!

• Te urtin çoje në mulli, te “marrin “çoje për dru”!

• Shiu i but lag t’marrë e t’urtë!

• Paç faqen e zezë si gala ndër shoqe!

• Marrja me marre nuk lahet!

• Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë!

• Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!

• Kurdo që të vdesin prindërit, të lanë jetim!

• Ka gjind që folin t’gjitha gjuhët e botes, po s’dinë me fol me gruen!

• Emri i mirë fitohet me shumë pune të mira dhe humbet me një të ligë!

• Deka s’pyet fukara a zengjin, por tandë i përpin!

• Çilet dera, rritet ndera!

• Beqari jeton si mbret e vdes si qen, i martuemi jeton si qen e vdes si mbret!

• Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë!

• Dita ka sy, nata ka veshë!

• Foli derës të dëgjojë dritarja!

• Gruaja dhe pushka nuk i lihen amanet askujt!

• I paburri nuk i njeh burrat!

• Ku han e s’të japin e ku flet e s’të marrin vesh mos rri!

• Kush ka mend e besë ka edhe fat!

• Qenin për mish e burrin për bukuri nuk duhet me i pa! /Telegrafi/

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Lexo po ashtu Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Fjalë të urta popullore: Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!?
Lexo po ashtu Fjalë të urta popullore: Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!?
Fjalë të urta popullore: Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!
Lexo po ashtu Fjalë të urta popullore: Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!