LAJMI I FUNDIT:

BDI pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë”: Respektojmë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit

BDI pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë”: Respektojmë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim, pasi Artan Grubi dje u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-të.

Nga BDI në një reagim të shkurtë për media thonë se respektojnë vendimin e Departamentit të Shtetit dhe se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim.

“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thonë nga BDI.


Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA, sipas Departamentit amerikan të Shtetit
Lexo po ashtu Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA, sipas Departamentit amerikan të Shtetit

Ndryshe, dje Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u shpallën “non-grata” nga SHBA-të për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.

““Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi në profilin e saj në X, ambasadorja amerikane në Shkup Angela Aggeler pasi Grubi dhe Bexheti u vendosën në “listën e zezë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori