LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për Atalantan – rikthehen dy yjet

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për Atalantan – rikthehen dy yjet

Të shtunën, listës së lojtarëve të lënduar të Real Madridit iu shtua edhe Ferland Mendy i cili pati një problem me kofshën gjatë fitores ndaj Gironas. 

Sidoqoftë, tashmë kanë ardhur disa lajme të mira nga infermieria për Carlo Ancelottin pasi dy lojtarë që munguan ndaj Gironas do të rikthehen në Ligën e Kampionëve. 

Real Madridi do të rikthehet në aksion në Ligën e Kampionëve të martën, aty ku do të përballen me Atalantan në një ndeshje tejet të rëndësishme për ta. 


Tashmë është konfirmuar se Vinicius Junior dhe Rodrygo që të dy do të rikthehen në Bergamo, pasi janë ftuar nga tekniku italian. 

Pas zëvendësimit të Jude Bellingham ndaj Gironas, pati shqetësime nëse anglezi do të jetë në gjendje të luajë ndaj Atalantas, por edhe ai tashmë është ftuar për atë sfidë. 

Vinicius ka qenë jashtë fushave për dy javë shkaku i një lëndimi muskulor, teksa Rodrygo u rikthye pas disa shqetësimeve që pati ditë më parë. 

Rikthimi i dyshes braziliane është padyshim një lajm i mirë për Real Madridin të cilët e shohin fitoren ndaj Atalantas si të obligueshme shkaku i pozitës së tyre në tabelë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
Eksperti shpjegon se si Cristiano Ronaldo shmang lëndimet në moshën 40-vjeçare

Eksperti shpjegon se si Cristiano Ronaldo shmang lëndimet në moshën 40-vjeçare

Ndërkombëtare
Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

La Liga
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Kalo në kategori