LAJMI I FUNDIT:

Shkakton aksident duke u arratisur, policia gjen drogë në veturën e të dyshuarit nga Gjilani

Shkakton aksident duke u arratisur, policia gjen drogë në veturën e të dyshuarit nga Gjilani

Një ngjarje ka ndodhur në Gjilan, më 7 dhjetor 2024, rreth orës 22:00.

I dyshuari, mashkull kosovar, nuk është ndalur në pikën e kontrollit të njësitit policor, duke u larguar me shpejtësi.

Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai ka shkaktuar një aksident, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur.


Policia, gjatë kontrollimit të veturës së llojit Golf me targa vendore, ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshë 18.7 gram, e ndarë në nëntë (9) paketime. Po ashtu, janë sekuestruar edhe para të gatshme.

Për rastin është njoftuar Prokurori dhe hetimet janë në vazhdim.

Policia e Kosovës është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori