LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Boves në fushë vuri alarmin: Mjeku zbulon se një lojtar tjetër i Serie A ishte gjithashtu i “paaftë” për të luajtur

Rasti i Boves në fushë vuri alarmin: Mjeku zbulon se një lojtar tjetër i Serie A ishte gjithashtu i “paaftë” për të luajtur

Ngjarja traumatike nga ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit, kur futbollisti i ri Edoardo Bove pësoi një atak kardiak, ndezi alarmin në futbollin italian dhe tashmë mjeku i nderuar nga Italia, Ivo Pulcini, ka shprehur fjalë shqetësuese.

Fatmirësisht, italian i ri Bove u zgjua pas 13 orësh koma dhe ndihet mirë, pa rrezikuar jetën, por ai është ende nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Firences.

Megjithatë, mjeku Ivo Pulcini, i cili ka qenë drejtor i ekipit mjekësor të Lazios për vite me radhë, doli publikisht me zbulimin tronditës se aktualisht në Serie A luan një futbollist ‘pa emër’, të cilin e deklaroi të paaftë për të luajtur futboll për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.


“Në vitin 2019 pata një vizitë nga një futbollist shumë i rëndësishëm, i cili aktualisht është shumë i njohur dhe sot luan në Serie A. E deklarova të paaftë për të luajtur futboll dhe më pas ai vizitoi tre klinika të ndryshme sepse drejtori i atëhershëm i klubit Igli Tare donte për ta nënshkruar me çdo kusht. ‘Jo’-ja ime mbeti e patundur dhe ne nuk e nënshkruam atë”, ka thënë fillimisht Pulcini në një intervistë për Il Messaggero, duke shqetësuar kështu publikun e futbollit italian.

Pasi Bove u rrëzua në fushë, shoku i tij i skuadrës Danilo Cataldi ishte i pari që e ndihmoi. Ajo që është interesante është se doktor Pulcini ka punuar me Cataldin dhe e ka trajnuar për të dhënë ndihmën e parë, e cila mund t’i ketë shpëtuar jetën Bove.

“Lazio e mësoi atë të jepte ndihmën e parë. Cataldi ka një certifikatë ndërkombëtare të Shoqatës Amerikane të Zemrës (ACIS) për të ndihmuar njerëzit në çdo situatë urgjente. Lazio ishte klubi i parë në Itali që bëri kurse të ringjalljes kardio-pulmonare me përdorimin e një defibrilatori”, shpjegoi doktori.

“Ne në Lazio e filluam këtë praktikë në vitin 2018 dhe e përsërisim atë çdo dy vjet për të kujtuar teknikat dhe për të mësuar çdo të sapoardhur në klub. Presidenti Lotito bleu një pajisje kardiologjike të quajtur SDS, e cila parashikon vdekjen e papritur 10 vjet përpara. Ekipet duhet të punojnë për të siguruar se të gjithë e kanë këtë aparat”, ka përfunduar mjeku italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

La Liga
Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri

Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri

Premier League
Kalo në kategori