LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Salah merr një kthesë të re – zbulohet klubi që ka hapur bisedimet për transferimin e tij

E ardhmja e Salah merr një kthesë të re – zbulohet klubi që ka hapur bisedimet për transferimin e tij

E ardhmja e Mohamed Salah duket se ka marrë një kthesë të re pas raportimeve që pretendonin se ylli i Liverpoolit është në bisedime për t’iu bashkuar një klubi të ri.

Salah do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe ai mori vëmendjen një javë më parë kur mori vendimin e rrallë që të ndalet dhe të flas për gazetarët për situatën e tij tek Liverpooli.

Reprezentuesi egjiptian i kishte lënë të shqetësuar tifozët e klubit duke thënë se ai me shumë mundësi është më shumë jashtë se sa brenda duke iu referuar kontratës.


Por pasi Salah shënoi dhe asistoi në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt, detaje të reja për situatën e tij janë zbuluar.

Sipas një raportimi nga L’Equipe, Salah është në bisedime me Paris Saint-Germainin për të diskutuar transferimin e mundshëm atje si një lojtar i lirë.

Salah ishte lidhur fortë me një kalim tek gjiganti francez në të kaluarën dhe ishte thënë se është në bisedime me ta, me raportimin që nënvizon se kapiteni i Egjiptit është i interesuar për ta vazhduar karrierën në kryeqytetin francez.

Zbulohet arsyeja e tensionit mes Salah dhe Liverpoolit, nuk është e vërtetë se nuk duan ta mbajnë atë
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e tensionit mes Salah dhe Liverpoolit, nuk është e vërtetë se nuk duan ta mbajnë atë

Një burim besohet t’i ketë thënë mediumit se tashmë ‘ka një mundësi të mirë’ që Salah të luajë në ‘Parc des Princes’ sezonin e ardhshëm.

PSG është e etur ta përforcojë skuadrën me një lojtar të nivelit botëror pas largimit të Kylian Mbappes, teksa më herët ishin përmendur edhe emra si Khvicha Kvaratskhelia, Jadon Sancho dhe Nico Williams./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Ndërkombëtare
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Kalo në kategori