Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, vlerësoi sot se duhet të respektohen dhe zbatohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi sot urdhra arrestimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant dhe liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.
“Ky nuk është një vendim politik. Është një vendim i gjykatës, i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe të zbatohet“, tha Borrell në një konferencë shtypi në Aman, me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot urdhër arresti për Netanyahu, Galant dhe Deif, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për luftën në Gazë dhe sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar që shkaktoi një ofensivë izraelite në territorin palestinez, shkruan reuters.
Ky vendim i gjykatës teorikisht kufizon udhëtimet e Netanyahut, pasi çdo shtet nga 124 shtetet anëtare të gjykatës është i detyruar ta arrestojë atë në territorin e tij.
“Vendimi është i detyrueshëm dhe të gjitha shtetet, të gjitha shtetet nënshkruese të statutit të gjykatës, përfshirë të gjitha anëtaret e BE, janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim të gjykatës”, tha diplomati spanjoll.
Sipas Izraelit, Deif u vra në një sulm më 13 korrik në jug të Gazës, por Hamas ka mohuar vdekjen e tij.
Borrell, ish-ministër i Spanjës, pritet të largohet nga pozita në BE në dhjetor dhe do ta zëvendësojë ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje