LAJMI I FUNDIT:

Sa kohë ka Kosova ta paraqesë ankesën në UEFA për skenat e dhunshme në Bukuresht dhe kur merret vendimi

Sa kohë ka Kosova ta paraqesë ankesën në UEFA për skenat e dhunshme në Bukuresht dhe kur merret vendimi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka reaguar në lidhje me sjelljen e dhunshme që ndodhi mbrëmë në Rumani, aty ku lojtarët e Kosovës u sulmuan në të gjitha format.

Kreu i futbollit kosovar ka bërë të ditur se ankesat e kombëtares tonë do të shkojnë deri në CAS, në mënyrë që recidivistët rumunë mos të mbesin pa u ndëshkuar.

Dhunë nga lojtarët rumunë (Dennis Alibec), dhunë nga tifozët (hedhja e karrigeve, thirrje raciste, futja në fushë), sulm nga personat që kishin qasje të plotë në dhomën e mediave (sulmohet Edon Zhegrova).


Reagim i fuqishëm nga Agim Ademi: Kosova do të shkojë deri në CAS
Lexo po ashtu Reagim i fuqishëm nga Agim Ademi: Kosova do të shkojë deri në CAS

Sipas rregulloreve të UEFA-s, Kosova ka kohë 24 orë që të paraqesë ankesat pranë zyreve të tyre, duke plotësuar të gjitha procesverbalet.

“Ekipet pjesëmarrëse kanë të drejtë të paraqesin një protestë kundër vlefshmërisë së rezultatit të ndeshjes, e cila do të merret parasysh nga organi kompetent disiplinor me kusht që kjo protestë dhe një dëshmi e pagesës së tarifës së aplikueshme të protestës të arrijë në UEFA brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes në pyetje, në përputhje me dispozitat përkatëse të rregullores disiplinore të UEFA-s”, thuhet në nenin 64 për protesta të shtëpisë së futbollit evropian, raporton Telegrafi.

Po ashtu, në rregulloret e UEFA-s thuhet se vendimi duhet të merret para një ndeshje zyrtare që është nën juridiksionin e tyre.

Kjo do të thotë se Kosova pritet ta mësojë vendimin para ndeshjes me Lituaninë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Duke parë se kishin bërë shkelje të njëpasnjëshme, rumunët tashmë kanë filluar sulmet nga më të ndryshmet, duke përshirë politikanë, figura të ndryshme publike dhe mediat.

Mbrëmë, rumunët dëshmuan se nuk kanë ndryshuar dhe filluan ta bëjnë atë që dinë më së miri, të jenë patericë e Serbisë, pasi në katër përballjet që Kosova i ka zhvilluar kundër tyre, janë dëgjuar thirrje nga më të ulëtat, bashkëpunimi me huliganët serbë dhe “Kosova është Serbi”, “Serbia, Serbia”, “Mbyte shqiptarin, mbyte shqiptarin”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Përfaqësueset
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Premier League
Nga Llukari në Maribor deri te Amsterdam Arena brenda pak muajsh – si ndodhi transferimi i Ismet Munishit në Slloveni

Nga Llukari në Maribor deri te Amsterdam Arena brenda pak muajsh – si ndodhi transferimi i Ismet Munishit në Slloveni

Kosovë
Statistikat shkatërruese tregojnë se sa i dobët ishte dueli midis Tyson dhe Paul

Statistikat shkatërruese tregojnë se sa i dobët ishte dueli midis Tyson dhe Paul

Boks
Kalo në kategori