LAJMI I FUNDIT:

Emërllahu dhe Jashari janë optimistë për fitore ndaj Rumanisë

Emërllahu dhe Jashari janë optimistë për fitore ndaj Rumanisë

Mesfushorët e Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë treguar optimist para takimit të së premtes ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova mbajti sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit para nisjes për në Bukuresht dhe të gjithë lojtarët janë në formë të mirë përveç Donat Rudhanit, i cili e ka lënë grumbullimin shkaku i lëndimit.

Pas përfundimit të stërvitjes, Emërllahu dhe Jashari ndanë optimizmin e tyre për paraqitje të mirë në Bukuresht, duke theksuar përkushtimin e ekipit për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.


Kosova mban stërvitjen e fundit para udhëtimit në Rumani, edhe një yll lë grumbullimin shkaku i lëndimit  
Lexo po ashtu Kosova mban stërvitjen e fundit para udhëtimit në Rumani, edhe një yll lë grumbullimin shkaku i lëndimit  

“Po besoj që atmosfera është mjaft e mirë në ekip, siç po e shihni edhe ju, jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje, secili lojtar e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje”, ka thënë fillimisht Emërllahu.

“Besoj që të do futemi në lojë vetëm për tri pikë. Besoj që me prurjet e reja të cilat janë dhe besoj që secili lojtar mund ta tregojë veten në këto dy ndeshje, të cilat i kemi”.

“E dimë që Rumania e ka një ekip mjaft të mirë dhe është në vendin e parë po ashtu ne nuk kemi frikë nga asnjë ekip dhe e kemi një ekip mjaft të mirë dhe do të hyjmë vetëm për fitore, siç thashë edhe më herët”, përfundoi mesfushori.

Optimist u treguar edhe mesfushori tjetër, Jashari.

“Atmosfera është shumë e mirë. Energjia po ashtu, ka pozitivitet te të gjithë lojtarët. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë se në Bukuresht do të shënojmë fitore”, ka thënë fillimisht Jashari.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht në aspektin taktik dhe po i shikojmë pikat e forta dhe të dobëta të Rumanisë. Do të ballafaqohemi me ekipin shumë të mirë rumun, por besoj shumë se do të arrijmë fitore”, përfundoi mitrovicasi. /Telegrafi/