Më 28 tetor, katër ditë pas takimit të fundit të Kryenegociatorëve, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, TV Dukagjinit i kishte treguar se në komisionin e përbashkët i cili e monitoron dhe i hapë rrugë zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, Serbia ka kërkuar Kosova të përfaqësohet nga UNMIK-u dhe me shkurtesën IPVQ, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse.
Gati dy javë më vonë, Bashkimi Evropian e ka mohuar të ketë ndodhur ky propozim në Bruksel dhe ka kërkuar që çështja të mos politizohet.
“Çështja u trajtua gjatë takimit të Dërguesve të Posaçëm para dy javëve, me qëllim gjetjen e një mënyre për të kaluar përtej pyetjeve të hapura që mbeten. Ndërsa një marrëveshje është afër, përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak po pret përgjigje për një çështje të fundit të hapur. Përfaqësimi i Kosovës nga UNMIK-u në Komisionin e Posaçëm nuk është propozuar dhe nuk është diskutuar”, ka thënë Peter Stano.
Përkundër këtij pretendimi, Andin Hoti, prapë insiston se UNMIK-u është përmendur në propozimin e Serbisë.
Sipas tij është Serbia ajo që po e politizon këtë çështje e jo Kosova.
“Siç e kam cekur edhe më herët, fatkeqësisht lojërat serbe dhe politizimi i kësaj çështje nuk kanë të ndalur. Në Bruksel, në takimin e fundit, neve na është prezantuar një dokument ku është përmendur UNMIK në të cilën Serbia nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë, dhe kjo është një tendencë për të rikthyer Kosovën edhe para shpalljes së Pavarësisë së lëre më para deklaratës së Brukselit. Natyrshëm që kjo as nuk mund të diskutohet tutje me neve. Ne vazhdojmë të jemi në pritje nga Brukseli për të zgjidhur ToR të Komisionit të përbashkët, ashtu siç jemi dakorduar në dhjetor 2023”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër Stano ka porositur se po presin që deklarata të zbatohet dhe palët të merren vesh për Kushtet e Referencës (ToR) të Komisionit të Posaçëm, ose thënë ndryshe për rregulloren.
TV Dukagjini ka kërkuar një qëndrim edhe nga këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, por i njëjti, nuk është përgjigjur.
Por për çështjen e UNMIK-ut Klisman Kadiu është pyetur edhe për përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën BE pretendon se është gati të finalizohet, dhe përgjigjen të cilën po e presin nga palët. Deri në publikimin e kësaj kronike, ai nuk është përgjigjur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker