LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë në Hajvali, i dyshuari në arrati

Plagosje me armë në Hajvali, i dyshuari në arrati

Një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës. Viktima po trajtohet në QKUK, kurse policia është në kërkim të të dyshuarit.

Pasditen e së premtes, në Hajvali të Prishtinës u raportuan të shtëna me armë zjarri që dyshohet se përfunduan me plagosjen e një personi, i cili aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i dyshuari, i identifikuar si L.K., ndodhet në arrati.


“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, ka njoftuar Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori