LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga kontrata që arabët i kanë ofruar Viniciusit – diçka e tillë nuk është parë më herët

Detaje të reja nga kontrata që arabët i kanë ofruar Viniciusit – diçka e tillë nuk është parë më herët

Detaje të reja nga kontrata që ka marrë Vinicius Junior nga Arabia Saudite janë zbuluar dhe po konsiderohet si diçka që nuk është parë më herët në futboll.

Vinicius ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2018 kur e kompletoi transferimin nga Flamengo.

Atij iu deshën disa vite për t’u adaptuar me futbollin evropian para se të shndërrohej në njërin prej sulmuesve më ‘vdekjeprurës’ në botë.


Ai ka shënuar 22 gola në të gjitha garat në sezonin 2021/2022, pastaj 23 gola në sezonin vijues dhe me 24 gola sezonin e kaluar.

Kontrata e tij aktuale me madrilenët skadon në vitin 2027, teksa braziliani ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive ndaj kërkesës së klubit për ta zgjatur atë edhe më tej.

Mes thashethemeve për një kontratë 1 miliardë euroshe nga Arabia Saudite, Real Madridi ka kontaktuar agjentët e 24-vjeçarit për të diskutuar marrëveshjen e re.

Reali po synon që të sigurojë shërbimet e Viniciusit përtej vitit 2027 dhe tashmë Foot Mercato ka zbuluar disa detaje të reja nga kontrata e propozuar.

Është raportuar se pronarët arab i kanë bërë një ofertë reprezentuesit brazilian me një pagë e cila thuhet se nuk është parë asnjëherë në botën e futbollit.

Kjo kontratë është përshkruar si ‘historike’ dhe do ta bënte atë lojtarin më të paguar në botë teksa Vinicius është zbuluar se do të kishte fjalën e tij në transferimet e klubit.

Burime pranë raportimit kanë bërë me dije se Vinicius do ta provojë fatin e tij në Lindjen e Mesme në të ardhmen, por momentalisht është tërësisht i përkushtuar tek Real Madridi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori