LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Lojtarët e Celticut janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Bayern Munichu mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë fazës ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe ndeshja është shënuar nga koreografia e tifozëve vendas.

‘Brigada e Gjelbër’, një grup i njohur tifozësh të Celticut, shpesh shprehin mbështetje për Palestinën, veçanërisht pas fillimit të sulmeve izraelite në Gaza në tetor të 2023.

Mbrëmë, gjatë ndeshjes kundër Bayernit, tifozët më të zjarrtë të Celticut në tribuna shpalosën një pankartë të madhe me një mesazh për UEFA-n.


“Tregoni ‘Izraelit’ një karton të kuq”, shkruhej në koreografi, ku fjala “Izrael” ishte e shkruar me bojë të kuqe që, si gjaku, rrjedh nga shkronjat.

Poshtë mesazhit, ata mbanin qindra kartonë të kuq dhe valëvitnin flamurin palestinez.

Mesazhi për t’i treguar Izraelit një karton të kuq është i qartë – nëse futbollistët rusë suspendohen për sulmin e vendit të tyre ndaj Ukrainës dhe nuk mund të marrin pjesë në asnjë garë të UEFA-s, atëherë izraelitët duhet të kenë të njëjtin trajtim për sulmin ndaj palestinezëve.

Por, një gjë është e sigurt – Celticu do të dënohet, siç kanë bërë shumë herë më parë, për mbështetjen e tifozëve të tyre për Palestinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen

Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

Përfaqësueset
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Amir Rrahmani me këmbë në tokë pas fitores, flet për problemet që patën ndaj Islandës

Amir Rrahmani me këmbë në tokë pas fitores, flet për problemet që patën ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori