LAJMI I FUNDIT:

UEFA gjobit FSHF-në për incidentet e shkaktuara nga tifozët në ndeshjen Gjeorgji–Shqipëri

UEFA gjobit FSHF-në për incidentet e shkaktuara nga tifozët në ndeshjen Gjeorgji–Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” me rezultatin 1-0.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26,875 mijë euro Federatën e Futbollit të Shqipërisë për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive.

Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:


1.Të gjobisë FSHF-në në vlerën 6,875 euro për hedhjen e sendeve.

2.Të gjobisë FSHF-në në vlerën 20,000 euro për transmetimin e mesazheve jo sportive.

3.Vlera totale e gjobës, prej 26,875 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Federata e Futbollit i ka ftuar tifozët të mbështesin ekipin kombëtar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar për të shmangur çdo lloj problematike që mund të dëmtojë ekipin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori