LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Do të propozojmë ligj që funksionarët qeveritar të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

LSDM: Do të propozojmë ligj që funksionarët qeveritar të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

LSDM ka paralajmëruar iniciativë për ndryshime ligjore me të cilat do të vendoset kusht i qartë se kryeministra, zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë mund të jenë persona që kanë vetëm shtetësi të RMV-së. Kjo iniciativë vjen pasi në opinion dolën informacione se ministrja e Energjetikës Sanja Bozinovska ka edhe nënshtetësi bullgare, të cilën ajo disa herë e ka mohuar.

Në favor të Bozhinovskës i ka dalë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili të enjten (31.10) i tha opozitës nga foltorja e Kuvendit se ministrja Sanja Bozinovska është maqedonase shumë më e madhe se të gjithë bashkë.

Mirëpo, LSDM është e vendosur se Bozhinovska nuk e thotë të vërtetën, prandaj do të kërkojnë që këto ndryshime të vlejnë edhe për zyrtarët aktualë.


“Meqenëse Mickoski thotë se ka pasur maqedonas më të mëdhenj dhe më të vegjël, dhe Bozinovska ka qenë maqedonasja më e madhe, ne do të kërkojmë që ato ndryshime të hyjnë në fuqi menjëherë, nga përbërja aktuale. Institucionet tona duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë vetëm një shtet, dhe besnikëri ndaj vetëm një vendi, ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është koha që kjo qeveri të tregojë nëse dëshiron patriotizëm të vërtetë apo do të vazhdojë të përdorë atë fals”, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ajo thotë se qëndrimi i partisë është i qartë: politikanët duhet të jenë besnikë ndaj popullit, shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi.

“Prandaj kërkojmë që Bozinovska menjëherë të japë dorëheqje dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta përkrahin këtë iniciativë që të mund ta udhëheqin shtetin vetëm njerëzit që qëndrojnë me ndershmëri pas shtetit”, tha Kuzeska në një konferencë për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Kalo në kategori