Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, u bën thirrje politikanëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë e partiakë, kandidatëve për kryeministra e deputetë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mos ndërmarrin veprime që mund t’i pengojnë ata në kryerjen e detyrave të tyre.
Secila përpjekje për të frikësuar, censuruar apo penguar gazetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale, është e papranueshme dhe cënon të drejtën e qytetarëve për informim të drejtë dhe në kohë reale.
AGK-ja po ashtu u bën thirrje të gjithë gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve mediale që të bartin me vete ID-të identifikuese të punës, ku tregohet se janë punonjës medialë, si dhe, nëse i kanë në dispozicion, t’i mbajnë të veshur jelekët me mbishkrimin PRESS.
Ju inkurajojmë që të raportoni çdo incident dhe të mundshëm dhe të mbani komunikim të vazhdueshëm me redaksitë tuaja, si dhe me AGK-në.
AGK do të jetë në dispozicion të anëtarëve të vet gjatë tërë ditës së zgjedhjeve dhe do të monitorojë nga afër sigurinë e gazetarëve në terren.
Çdo rast i cenimit të punës së gazetarëve mund të raportohet në: info@agk-ks.org.
Sulmet në drejtim të gazetarëve, janë sulme mbi lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, rrjedhimisht në demokracinë e vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore