Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Agron Ramadani, të mërkurën në gjykimin për krime lufte ndaj Gavrilo Milosavleviq tha se më 22 maj 1999 u vranë rreth 130 të burgosur e u plagosën 400 të tjerë në Burgun e Dubravës.
Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Ramadani tha se i burgosuri që kishte qenë me të në qeli, ishte kapur për fyti nga gardiani i burgut të Dubravës, tani i akuzuari Gavrilo Milosavleviq, pasi që i njëjti kishte refezur të këndonte.
“O ti qenke i joni. Më pas i thotë të këndojë, mirëpo ai nuk këndoi dhe e kapi për fyti, një kohë, disa sekonda apo një minutë, më kujtohet Shkëlzenit i dulën sytë jashtë”, deklaroi Ramadani.
Sipas dëshmitarit, njëri nga gardianët i kishte kërkuar tani të akuzuarit të ndalet.
“E mbaj mend që derisa e mbajti për fyti gardiani, njëri nga gardianët tjerë që ishte jashtë apo afër derës i kërkoi gardianit që e mbajti për fyti me fjalët “dosta Gagi, dosta Gagi” , “ndalo Gagi, ndalo Gagi”, tha ai.
Prokurori special, Kastriot Memaj e pyeti se a e njeh gardianin me nofkën “Gagi”, e që Ramadani tha se pas arrestimit të tij e ka parë në foto dhe e ka kuptuar emrin e tij, e që është tani i akuzuari Milosavleviq.
“Pas arrestimit të tij e kam pa në foto, unë si “Gagi” e kam njoftë. Në media e kam pa arrestimin e tij, me emrin Gavrilo Milosavleviq. Më pas kam hulumtu, kan gjetë edhe disa foto nga Facebook-u i tij personal, që i kam edhe me vete”, shtoi Ramadani.
I pyetur se çfarë kujton nga data 22 maj 1999, Ramadani tha se i kujtohet shumë mirë se në këtë ditë kanë mbetur të vdekur pothuajse 130 të burgosur dhe janë plagosur gati 400 të tjerë.
“Në mëngjes na është thirrë nga karakolli, që kishim afër, aty në oborr me magnetofon që të dalim, me kërkesën e dikujt, gardianë apo çka ka qenë, që të bëhemi rresht te fusha e sportit për numërim për shkak se nuk ekzistojnë më kushtet që të rrimë në atë burg”, tha Ramadani.
Sipas tij, pas rreshtimit, ku kanë qenë diku përafërsisht 600 të burgosur rresht pas rreshti, kanë filluar të shtënat në drejtim të të burgosurve. Tha se ata që shtinin kanë pasur armë të llojeve të ndryshme.
“Armët sipas zhurmës, është gjuajt me të gjitha llojet e armëve, edhe me bomba janë gjuajt. Aty ka pasur të vdekur, disa dhe të plagusur, do të thotë edhe unë kam qenë i plagosur, pastaj janë ndalë ato gjuajtjet, diku pas 15-20 min”, shtoi tutje Ramadani.
Tutje, dëshmitari tha se pas përfundimt të gjuajtjeve, të burgosurit janë munduar të fshihen nëpër hapësirat e tjera të burgut.
“Pas lëndimeve na kena mujt vetëm nëpër pavione, nëpër puseta që ishin në Burgun e Dubravës, kuzhina ishte bombarduar, dikush u strehua në bodrumin e kuzhinës, nëpër vende kush ka mujt me gjet veten”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka pasur ndihmë mjekësore.
“Ka pas raste, që njëri është afru, unë e kisha një të burgosur që e kishte kamën nën gju të këputur dhe na thotë “ju e keni kërku NATO-n, na nuk jemi që po ju bombardojmë”, tha dëshmitari.
Në pyetjen e gjyqtarit Arben Hoti, sa a ka pasur të burgosur serbë apo të nacionaliteve të tjera në fushën e sportit kur janë gjuajtur të burgosurit, dëshmitari u përgjigj se në fushë ka pasur vetëm të burgosur shqiptarë.
Ndërsa, në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues, Vesel Ismjali se sa është i sigurt se i akuzuari Milosavleviq ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Dubravës, Ramadani deklaroi që nuk ka pasur gardianë që nuk ka ushtruar dhunë.
“Nuk ka pas gardianë të burgut të Dubravës, edhe të burgosur të nacionalitetit serb dhe nacionaliteve tjera që nuk ka marrë pjesë në këtë masakër. Kur civilët kanë marrë pjesë, i kem pa me armë, aty nuk ka met asnjë gardan apo civil që nuk ka marrë pjesë në atë masakër”, deklaroi Ramadani.
Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civil shqiptarë.
Gjithnjë sipas aktakuzës në bashkëkryerje me njësit policore serbe Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.
Tutje në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizorë dhe çnjerëzorë të burgosurit civil shqiptare.
Në aktakuzë përmend se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se roje kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ja kishin ndalur frymëmarrje.
Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”. e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë