Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se nevojitet “një paqe e drejtë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Duke u paraqitur afër Putinit në një samit të BRICS në qytetin rus të Kazanit, Antonio Guterres i bëri thirrje liderit rus të binte dakord për një marrëveshje paqeje “në përputhje me Kartën e OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.
Bëhet e ditur se kjo thirrje vjen pasi presidenti kinez Xi Jinping pretendoi se Kina dhe Brazili kanë të dyja plane paqeje për luftën në Ukrainë.
Ai i tha Putinit dhe liderëve të tjerë në samitin tre-ditor se ata synojnë të mbledhin mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare me shpresën për t’i dhënë fund luftimeve.
“Ne duhet të mbështesim tre parimet kryesore: jo zgjerimin e fushave të betejës, asnjë përshkallëzim të armiqësive dhe uljen e tensioneve”, tha Xi.
Ndryshe, koalicioni BRIC u formua në vitin 2009, duke bashkuar Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën.
Afrika e Jugut iu bashkua në vitin 2010, duke ndryshuar emrin në BRICS, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ai u shpërfill kryesisht në fillim – por që atëherë është rritur në anëtarësim dhe ndikim me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe përfshirjen e Iranit në luftërat në Gaza, Izrael dhe Liban që dominojnë gjeopolitikën globale.
Ndryshe, vetëm disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Putin dhe Xi nënshkruan një partneritet “pa kufij” midis dy vendeve të tyre.
Megjithatë, Pekini ka qëndruar kryesisht i heshtur për luftën në Ukrainë.
Guterres nuk e ka vizituar Rusinë për më shumë se dy vjet dhe vendimi ngjalli kritika nga zyrtarët ukrainas.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha përpara samitit se udhëtimi “vetëm do të dëmtonte reputacionin e OKB-së”.
“Kjo është një zgjedhje e gabuar që nuk e çon përpara kauzën e paqes”, tha ministria.
Ndërkohë, Farhan Haq, zëdhënësi i Guterres, u përgjigj duke thënë se është “praktikë standarde për të marrë pjesë në takime të organizatave me një numër të madh të shteteve anëtare të rëndësishme, si G7 dhe G20” – duke theksuar se vendet e BRICS përfaqësojnë “gjysmën e popullsisë së botës”.
Veçanërisht, aty ishte edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili shpreson të hyjë në Bashkimin Evropian.
Duke u paraqitur së bashku me anëtarët e BRICS, Guterres bëri thirrje gjithashtu për paqe në Gaza, Liban dhe Sudan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker