Çfarë duhet të konsumoni gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual?
Ne jemi rritur me idenë se periodat janë thjesht një ngjarje mujore me disa ditë dhimbje, pas së cilës gjithçka kthehet në normalitet. Në të vërtetë, cikli menstrual është një proces i vazhdueshëm hormonal me katër faza
Njohja e këtyre fazave na ndihmon të kemi më shumë kontroll dhe mirëkuptim për veten tonë, duke na lejuar të kujdesemi më mirë për trupin.
Faza folikulare
Kjo fazë fillon menjëherë pas periodave dhe zgjat rreth një javë. Hormonet FSH dhe LH stimulojnë rritjen e vezëve dhe rrisin prodhimin e estrogjenit.
Në këtë fazë, ushqehuni me fibra, anti-oksidantë (si shega dhe boronica), perime si brokoli dhe sallata kale, si dhe ushqime të fermentuara për shëndetin e zorrëve. Farat e kungullit dhe linit janë të pasura me fitoestrogjenë që ndihmojnë në përgatitjen për fazën ovulatore.
Faza ovulatore
Gjatë kësaj faze, ndiheni më energjikë, por mund të ndiheni edhe nervozë ose të irrituar për shkak të niveleve të larta të estrogjenit dhe LH.
Ushqehuni me perime, fasule, arra për të marrë zink dhe magnez. Gjithashtu, bëni stërvitje të larta energjike në mëngjes dhe relaksohuni në mbrëmje.
Faza luteale
Kjo është faza më e gjatë, që zgjat 10-12 ditë para periodave. Simptomat e PMS mund të përfshijnë lodhje, ankth dhe fryrje. Gjatë kësaj kohe, trupi përgatitet për një shtatzëni të mundshme, por nëse veza nuk fertilizohet, fillojnë dhimbje dhe shtresa e mitrës fillon të lirohet për të filluar menstruacionet.
Gjatë kësaj faze, rritni konsumimin e ujit dhe elektroliteve për të ndihmuar me dhimbjet dhe kujdesuni për lëkurën. Karbohidratet e shëndetshme dhe ushqimet me vitamina D, B6 dhe omega-3 janë të rëndësishme për të mbajtur nivelin e energjisë të lartë.
Faza menstruale
Gjatë kësaj faze, preferohen stërvitje më të lehta, si yoga dhe shëtitje, citon Anabel.
Ushqime me hekur (mishi i kuq, fasulet, thjerrëzat) janë të rëndësishme për të zëvendësuar humbjen e gjakut. Gjithashtu, ushqehuni me ushqime të pasura me B12 (kos, vezë, mishi i gjelit të detit), vitaminë C (speca, luleshtrydhe, brokoli) dhe omega-3 për një balancë hormonale më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Pesë arsyet pse fëmijët e rritur i ndërpresin lidhjet me prindërit e tyre, sipas studimeve
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?
Çfarë ndodh kur nëna rrah fëmijën: Shpjegimi i këtij psikologu ka përshkuar botën!
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët