LAJMI I FUNDIT:

“Pjesa më e vështirë ishte t’i tregoja Ancelottit dhe djalit tim”, Kroos rikthehet të flas për pensionimin

“Pjesa më e vështirë ishte t’i tregoja Ancelottit dhe djalit tim”, Kroos rikthehet të flas për pensionimin

Toni Kroos në një intervistë për mediumin spanjoll MARCA, e para e tij pas pensionimit nga futbolli aktiv, ka reflektuar për sezonin e tij të fundit me fanellën e bardhë dhe vështirësitë që kishte për të komunikuar vendimin e tij për pensionim.

Legjenda gjermane ndër të tjerash ka pranuar se pjesa më e vështirë ishte që ai këtë vendim t’ia bënte të ditur djalit të tij dhe trajnerit, Carlo Ancelotti.

“Ishte me të vërtetë më e vështirë për t’i treguar djalit tim të madh sepse e dija sa shumë e ka shijuar të më shihte në televizor dhe në stadium”.


“Ai ka përjetuar kaq shumë momente, ka qenë në katër finale të Ligës së Kampionëve dhe si fëmijë, ai nuk do ta harrojë kurrë këtë”, ka thënë Kroos fillimisht.

“Dhe ishte shumë e vështirë që t’i tregoja Carlos pasi ai priste që unë të vazhdoja dhe ne ende kemi një raport shumë të mirë. Ai ishte trajneri im i parë këtu, kështu që nuk ishte e lehtë t’i tregoja, por në jetë gjithçka ka një fund”.

“Nuk ishte e lehtë. E dija se Ancelotti nuk do të zemërohej, por do të ishte paksa i mërzitur. Nuk ishte një moment i lehtë as për mua sepse e dija se është fundi i diçkaje të veçantë”.

“Unë u mundova të gjejë kohën e duhur, një moment të lehtë, dhe isha me fat që e fituam Ligën e Kampionëve dhe mendova ‘tani!’”.

“Do të ishte më e vështirë nëse do të luftonim për kampionatin, pasi nuk doja që kjo temë të linte në hije çdo gjë tjetër”, përfundoi Kroos.

Ai gjithashtu zbuloi se drejtuesit e klubit u munduan ta bindin që të vazhdojë ende, por që vendimi që kishte marrë ishte përfundimtar dhe i pakthyeshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori