LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime në të gjithë Bejrutin, Izraeli sulmon sistemin bankar të Hezbollahut

Shpërthime në të gjithë Bejrutin, Izraeli sulmon sistemin bankar të Hezbollahut

Qindra banorë të Bejrutit u larguan nga shtëpitë e tyre pasi u dëgjuan shpërthime në periferitë e tij jugore me ushtrinë izraelite që po përgatiste sulme në degët e një sistemi bankar të lidhur me Hezbollahun.

Dëshmitarët panë tym të zi të dendur që ngrihej në ajër në kryeqytetin e Libanit pas të paktën 10 shpërthimeve.

Ata thanë se një ndërtesë e vendosur në lagjen Chiyah në periferinë jugore u shkatërrua dhe disa njerëz në zonë ishin larguar përpara shpërthimit, duke mos rezultuar në viktima.


Bëhet e ditur se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin paralajmëruar njerëzit që të largoheshin menjëherë nga zonat e lidhura me Shoqatën Al-Qard Al-Hassan, një organizatë financiare e sanksionuar nga SHBA-ja që ka më shumë se 30 degë në të gjithë Libanin, duke përfshirë 15 në pjesë të dendura të populluara të Bejrutit qendror dhe periferive të tij.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) në Liban raportoi për 11 sulme në Bejrutin jugor, shumë prej të cilave synonin Al-Qard Al-Hassan.

Sulme të tjera goditën shoqatën në luginën lindore Bekaa të Libanit dhe në jug të vendit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, raportohet se ka pasur një sulm pranë aeroportit të Bejrutit, pika kryesore hyrëse e ndihmës humanitare në vend dhe një qendër kryesore evakuimi për ata që ikin nga konflikti.

Siç thekson SHBA-ja, Al-Qard al-Hassan përdoret nga Hezbollahu për të menaxhuar financat e tij, duke ofruar kredi dhe shërbime.

“Banorë të Libanit, IDF do të fillojë të sulmojë infrastrukturën që i përket shoqatës Hezbollah Al-Qard Al-Hassan – largohuni menjëherë prej saj”, kishte paralajmëruar zëdhënësi i IDF, Avichay Adraee.

Ai akuzoi shoqatën për përfshirje në “financimin e aktiviteteve terroriste të organizatës Hezbollah kundër Izraelit, dhe për këtë arsye IDF ka vendosur të sulmojë këtë infrastrukturë terroriste”.

Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar fushatat e tij ushtarake si në Gaza ashtu edhe në Liban, disa ditë pasi vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, rriti shpresat për negociatat e armëpushimit për t’i dhënë fund konfliktit më shumë se një vjeçar.

Ndërkohë, fuqitë botërore janë në pritje të hakmarrjes së Izraelit kundër sulmeve iraniane ndaj shtetit hebre më 1 tetor, të cilat u nisën në mbështetje të aleatit libanez të Teheranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi antiraketor amerikan THAAD i dorëzohet Izraelit

Sistemi antiraketor amerikan THAAD i dorëzohet Izraelit

Azia
Mediat turke raportojnë se ka vdekur Fethullah Gulen

Mediat turke raportojnë se ka vdekur Fethullah Gulen

Botë
SHBA heton dokumentet mbi planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, por çfarë thuhet se përmbajnë ato?

SHBA heton dokumentet mbi planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, por çfarë thuhet se përmbajnë ato?

Botë
Shpërthime në të gjithë Bejrutin, Izraeli sulmon sistemin bankar të Hezbollahut

Shpërthime në të gjithë Bejrutin, Izraeli sulmon sistemin bankar të Hezbollahut

Azia
Udhëheqësi i Hamasit bëri një gabim 'kritik' pak çaste para se të vritej, zbulon ushtria izraelite

Udhëheqësi i Hamasit bëri një gabim 'kritik' pak çaste para se të vritej, zbulon ushtria izraelite

Azia
Trump shërbeu patate të skuqura në McDonald's -

Trump shërbeu patate të skuqura në McDonald's - "klientët" u kontrolluan paraprakisht nga Shërbimi Sekret i SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori