Brenda Klinikës së Endokrinologjisë, këto janë shërbimet që mund t’i marrin qytetarët
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku, ka folur për rëndësinë e këtij institucioni në ofrimin e shërbimeve të specializuara për trajtimin e sëmundjeve endokrinologjike në Kosovë.
Klinika, e cila ka filluar aktivitetin e saj si një shërbim i endokrinologjisë që nga viti 1976, u shndërrua në klinikë të plotë në vitin 2012, duke ofruar kushte për trajtimin e diabetit dhe sëmundjeve të metabolizmit.
Drejtoresha në intervistën për Telegrafin, ka treguar për shërbimet që pacientët mund t’i marrin në këtë klinikë.
“Ne ofrojmë kushte shumë të mira për trajtimin e sëmundjeve endokrinologjike të diabetit dhe të metabolizmit për qytetarët e Kosovës. Është kabineti i edukimit diabetik, në të cilin bëhet edukimi rreth ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik, ndryshimit të stilit të jetës, që është komponenta kryesore e trajtimit të diabetit. Më pas, për këtë shërbim e kemi edhe shërbimin gjysmë intensive, në të cilën trajtohen pacientët me sëmundje akute, të diabetit”, tha ajo.
Tutje, drejtoresha pohoi se këto shërbime kryhen me të gjitha mjetet e nevojshme.
“E kemi gjithashtu edhe aparatin, i cili bën mbatjen e gjendjen e statusit acidobazik, i cili është i domosdoshëm për trajtimin e këtyre komplikimeve akute të diabetit. Tjetër shërbim për diabetin ofrojmë shërbimin për këmbë diabetike në të cilën ofrohen shërbimet jo vetëm tonat, por edhe të konsultave, të cilat i thërrasim shumë kirurgun vaskular ose ortopedin ose mjekë të tjerë, të cilët janë pjesë e ekipit multidisiplinor lidhur me këmbën diabetike”, u shpreh për Telegrafin, drejtoresha Emini – Sadiku.
Drejtoresha Merita Emini Sadiku tregoi se këmba diabetike është një komplikim i diabetit i cili domethënë përfundon me një ulëqerë ose amputim për shkak të mos kontrollit të mirë që ka pacienti për sëmundjen e sheqerit.
Klinika gjithashtu ofron shërbime të specializuara për diagnostikimin e sëmundjeve të gjëndrave tiroide dhe paratiroide, duke përdorur ultrasonografi dhe biopsi për të identifikuar kanceret e mundshme.
Një tjetër shërbim i rëndësishëm është ai për trajtimin e akromegalisë, një sëmundje që ndodh për shkak të një tumori në gjëndrën hipofizë, e cila rrit nivelin e hormonit të rritjes dhe mund të shkaktojë deformime trupore dhe sëmundje metabolike.
Drejtoresha Emini-Sadiku theksoi se për pacientët me akromegali, ekziston një medikament të cilin Ministria e Shëndetësisë e ofron falas, duke i ftuar ata që të mos e blejnë vetë, por të lajmërohen në klinikë për t’u regjistruar dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Klinika e Endokrinologjisë vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme për shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe të tjerëve që jetojnë në vend, duke ofruar shërbime të specializuara dhe një ekip profesional të angazhuar për të siguruar trajtim cilësor për të gjithë pacientët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Iu gjet sasi e substancave narkotike, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite