LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pune kryen Bajram Shala në FFK – a e bën formacionin e kombëtares së Kosovës?

Çfarë pune kryen Bajram Shala në FFK – a e bën formacionin e kombëtares së Kosovës?

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ishte i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafit, “Arena e Yjeve” me të cilin u diskutuan tema nga më të ndryshmet.

Që prej rolit të tij brenda FFK-së e deri tek lojtarët të cilët nuk e veshën fanellën e ‘Dardanëve’, Shala foli nga pak për të gjitha.

Fillimisht ai pra ka prekur temën e pozitë së tij brenda FFK-së, duke shpjeguar se cili është në fakt roli i tij i vërtetë brenda kombëtares, si dhe iu përgjigj pyetjes së famshme se a është ai personi që fshihet prapa formacionit të Kosovës.


Shala për këtë tha se roli i menaxherit është devijuar gjatë viteve të fundit nga persona të cilët kanë qëllime të ndryshme.

“Besoj që për arsye të ndryshme roli i menaxherit të skuadrës është devijuar në forma të ndryshme nga njerëz për qëllime të ndryshme. Është folur për sa e sa vite që unë i bëj formacionet, unë nuk e kuptoj si është e mundshme që trajnerët të kalibrit që i ka pasur kombëtarja e Kosovës të lejojnë që gjithmonë i njëjti person të ua caktojë formacionet”.

“Lojtarët të kalibrit të cilët ne i kemi pas në kombëtare të lejojnë karrierën dhe fatin e tyre që unë ta përcaktojë se a luajnë ata apo nuk luajnë ata”, ka thënë fillimisht Shala.

“Kështu që të gjitha këto vijnë prej njerëzve që është pak me thënë nuk kuptojnë në futboll sepse me thënë që nuk kuptojnë futboll i arsyeton ato dredhitë që i kanë prapa kur flasin në atë formë, por kjo nuk ka të bëjë aspak me futbollin e luajtur”.

“Roli im nuk ka të bëjë aspak me lista me formacion me asgjë tjetër, ka të bëjë me pjesën tjetër mbështetëse për gjithë selektorët për futbollistët”.

“Për t’iu mundësuar atyre që ata të jenë të koncentruar në futboll që ata të jenë në gjendje të bëjnë punën dhe obligimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme duke filluar nga kontakti me futbollistët, pastaj aranzhimi i të gjitha gjërave të tjera që janë të rëndësishme për ekip, por pa u përfshirë asnjëherë ne vendimet sportive përkatësisht nga vendimet e fushës”.

“Kështu ka qenë që na koha kur i jam bashkuar për herë të parë ekipit që ka qenë shtatori i vitit 2014 para pranimit”, përfundoi Shala.

Podcastin e plotë të Bajram Shalës me dy gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe DentFix./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Sturm Grazit hedh kandidaturën për golin e vitit - shënon nga 30 metra

Lojtari i Sturm Grazit hedh kandidaturën për golin e vitit - shënon nga 30 metra

Ligat tjera
Dzeko zbuloi momentin më të dhimbshëm nga Interi: Kur e shoh sërish, mbuloj menjëherë ekranin me dorë

Dzeko zbuloi momentin më të dhimbshëm nga Interi: Kur e shoh sërish, mbuloj menjëherë ekranin me dorë

Liga e Kampionëve

"10 herë na ka thënë po, të gjitha kushtet ia kemi plotësuar" - prapaskenat e bisedimeve me Mërgim Berishën dhe mënyra se si në fund e 'tradhtoi' Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Matthijs De Ligt humbi kontrollin kur Brentford i shënoi Man Unitedit

Matthijs De Ligt humbi kontrollin kur Brentford i shënoi Man Unitedit

Premier League
Fiton 1 milion euro në muaj, por paguan gruan vetëm 500 euro për ushqim - ylli i Bayernit ka shokuar të gjithë

Fiton 1 milion euro në muaj, por paguan gruan vetëm 500 euro për ushqim - ylli i Bayernit ka shokuar të gjithë

Bundesliga
Çfarë pune kryen Bajram Shala në FFK - a e bën formacionin e kombëtares së Kosovës?

Çfarë pune kryen Bajram Shala në FFK - a e bën formacionin e kombëtares së Kosovës?

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori