Partneriteti për Paqe, që është program i NATO-s, është mekanizimi i radhës ndërkombëtar ku përparimi në procesin e dialogut përmendet si një ndër kushtëzimet, në rast se Kosova e dëshiron pjesëmarrjen.
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe, por porosit se fillimisht duhet të shënohet përparim në dialogun me Serbinë.
Institucionet e Kosovës nuk e kanë komentuar këtë porosi të amerikanëve.
Nga Ministrja e Jashtme që është kryesuese Grupi Punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO nuk kanë dashur të flasin, përkundër interesimit të shprehur nga televizioni.
Ekspertët e fushës së sigurisë vlerësojnë se kjo qasje në rrugëtimin për në NATO vjen për shkak të sjelljes së Qeverisë, me theks për aksionet dhe zhvillimet në komunat veriore.
“Dhe në situatën kur hupet besimi atëherë lindin këso situata dhe momente siç është ky tani ku bashkësia ndërkombëtare do të shikojë të shfrytëzojë secili asetë që e ka në duar të veta për t’i bërë presion Qeverisë së Kosovës që të ulet dhe të bisedojë konform kërkesave që i ka bashkësia ndërkombëtare me Serbinë”, tha ish-ushtaraku Hysen Gecaj.
Ish-ushtaraku Gecaj, thekson se politikat e gabuara, kanë shkaktuar dëme në të kaluarën dhe mund të na kushtojnë edhe tash.
“Për shkaqe politike edhe në atë kohë është stopuar ai avansim i FSK-së dhe tash po e merrni me mend prej asaje kohe kanë kaluar 10 vite dhe ne ende kemi telashe pikërisht për shkak të atyre gabimeve politike. Dhe me këtë dua të them që gabimet politike edhe në të ardhmen mund ta prolongojnë çështjen e anëtarësimit të Kosovës nëpër institucione të rëndësishme ndërkombëtare pra edhe në NATO”, shtoi Gecaj.
Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.
Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker