LAJMI I FUNDIT:

“Do të hiqja dorë nga pagat vetëm të luaj me Juventusin” – Pogba nuk dorëzohet dhe i dërgon mesazh Mottas 

“Do të hiqja dorë nga pagat vetëm të luaj me Juventusin” – Pogba nuk dorëzohet dhe i dërgon mesazh Mottas 

Paul Pogba ka dhënë një seri intervistash ku ka shpjeguar dëshirën te kthehet te Juventusi të luajë, duke nënvizuar se ai është ‘gati të heqë dorë edhe nga paratë’. 

Mesfushori iu dha një pezullim fillestar prej katër vitesh pasi ai dështoi në një test standard të dopingut në Serie A në fillimin e sezonit të kaluar. 

Ai bëri një ankesë, e cila u pranua pjesërisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe ndalimi u ul në 18 muaj. 


Kjo do të thotë që Pogba do të jetë i disponueshëm për t’u rikthyer nga marsi i vitit 2025, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë në Juventus, pasi klubi po konsideron një ndërprerje të kontratës me pëlqim të ndërsjellë. 

“Do të jetë një Pogba i ri: më i uritur, më i mençur dhe më i fortë”. 

“Kam stërvitur vetëm me stafin këtë vit dhe jam gati të rikthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë: të luaj futboll”. 

“Dashuria e tifozëve nuk ka munguar kurrë. Nuk mund të kisha kontakt me lojtarët e Juventusit për shkak të çështjeve ligjore, por shumë shokë të skuadrës në të kaluarën dhe të tashmen treguan mbështetje. Juan Cuadrado telefononte çdo dy ditë dhe më bënte të qeshja. Dybala dërgoi shumë mesazhe, pastaj Vlahovic, McKennie, Weah, Kean…”, tregon Pogba. 

Trajneri i ri Thiago Motta ka lënë të kuptohet se nuk e sheh Pogban pjesë të ekipit të tij në vazhdim. 

“Nuk kam qenë në gjendje të flas me të, por ai moment do të vijë”. 

“Jam duke u fokusuar në përgatitjen dhe të luaj me Juven. Aktualisht jam lojtar i Juves dhe kjo është gjithçka që kam në mendjen time sot”. 

“Unë flas në fushë dhe më pas Thiago Motta mund të gjykojë me sytë e tij, bazuar në atë që sheh. Bisedat janë të këndshme, por unë dua të luaj për Juventusin dhe të jem më i miri edhe për Francën”, nënvizoi francezi. 

Ai tregon se do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pagat e tij vetëm të luajë për Bianconerët. 

“Jam gati të heq pagat për të luajtur për Juventusin. Unë dua të kthehem”, deklaroi Pogba. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media

Përfaqësuesja e Kosovës
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

Përfaqësueset
Kalo në kategori