Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), do të shqyrtojë kthimin e borxheve të kompanisë Ferronikel, të cilat janë falur nga udhëheqësit e bordit paraprak. Në mbledhjen e komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, pozita ka kërkuar nga bordi i KPMM-së ta trajtojë me prioritet çështjen e Ferronikelit. Ndërkaq, nga KPMM është bërë e ditur se detyrimet e ndërmarrjeve në vit ndaj këtij komisioni janë rreth 40 milion euro.
Po ashtu deputetët e pozitës dhe opozitës kanë kërkuar më shumë transparencë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Ndërsa, deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni ka kërkuar nga ky bord që çështjen e Feronikel ta trajtojnë në radhë të parë.
“Detyrimet që ka Ferronikeli, në raport thuhet se ka obligime ndaj KPMM-së në vlerën rreth mbi 937 mijë euro, afër 1 milion euro, kurse në raportin e vitit 2023 tek regjistri i detyrimeve, figuron që Ferronikel ndaj KPMM-së ka obligim vetëm 5 mijë euro. Dua të marr një koment tuajin sa i takon kësaj çështje për arsyeje se besoj se e keni përcjellë, tani edhe kur e keni marrë detyrën është çështje e parë që ish dashtë të merret çështja me të cilën është marrë komisioni me të besuarit e vet që ka pas në bordin e KPMM-së e të cilët përkundër një gjetje të auditorit të brendshëm që Ferronikeli nuk ka raportuar sipas udhëzimit administrativ ka dalë në përfundimin që Ferronikel ka një obligim mbi 9 milion euro ndaj KPMM-së, por që bordi paraprak e ka marrë një vendim për shlyerjen të një pjese të madhe të obligimeve, mbi 8 milion t’i falë Ferronikel. Kjo është çështje e parë me të cilën ju si bord duhet të merreni dhe çështja e parë që ta trajtoni konform edhe vendimit që ka marrë Kuvendi i Republikës se Kosovës”, tha Hyseni.
Për këtë, kryesuesi i Bordit, Hamit Basholli është zotuar se do trajtohet, dhe gjithë vendimmarrja siç tha ai, nëse ka pas shkelje edhe gjatë viteve të kaluara do të kthehen borxhet në mënyrë retroaktive.
“Njëkohësisht ndaj shqetësimin bashkë me ju për gjendjen e raportimeve, shkarjeve në detyrime mes vitit në vit mes raporteve dhe do të jenë temë që ne do të analizojmë në mënyrë të veçantë. Është problemi tek Feronikeli që duhet të analizohet në mënyrë të veçantë, por deri më sot prej neve është kërkuar që ne të shkojmë sipas radhitjes. Deri tash Ferronikeli nuk ka ardh në trajtim, përndryshe do të vjen në trajtim, me kërkesën e juaj dhe do të zbatohet ligji në fuqi… Përndryshe ajo do të trajtohet dhe gjithë vendimmarrja nëse ka pas shkelje edhe gjatë viteve të kaluara, do të kthehen borxhet në mënyrë retroaktive, do të aplikohet lënda nëse ka nevojë edhe nëpër Gjykata”, tha Basholli.
Anëtari i Bordit nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i Kosovës, Bahri Karaça derisa ka prezantuar raportin e vitit të kaluar, ka përmendur ndërmarrjet që nuk i kanë kryer obligimet financiare gjatë këtij viti.
Ai po ashtu ka theksuar sfidat të cilat e kanë përcjellë punën e KPMM-së gjatë vitit 2023.
“Detyrimet e ndërmarrjeve në vit ndaj KPMM-së janë rreth 40 milion euro, Trepça Sh.A, Artanë, Stanterg, Bëllobërd, Cërrnaq nuk i kanë kryer obligimet financiare gjatë këtij viti. Ndaj KPMM-së, detyrimet e këtyre ndërmarrjeve sillën diku rreth mbi 24 milionë euro, ose që në përqindje i bie rreth 62 për qind të borxhit total. Sfidat që e kanë përcjellë punën e KPMM-së gjatë vitit 2023, grumbullimi i shumë aplikacioneve që nga data 26.10.2022 e tutje për mosfunksionim të bordit, moskordinim të ministrisë së mjedisit, planifikimi hapësinor për përpilimin e raporteve të brendshme të përbashkëta, përmbylljen e minierave, ku zyrtarët e kësaj ministrie nuk e respektojnë marrëveshjen për të qenë pjesë e realizimit të këtyre raporteve. Në anën tjetër gjyqësori, shqiptimi i masave jo adekuate në raport me veprën penale të kryera në operimet e jashtëligjshme dhe jo efikasitetin në shqyrtimin në kallëzimet penale të procedurave nga ana e KPMM-së… Buxheti i KPMM-së për vitin 2023 në fillim të vitit ishte rreth 1.5 milion euro, ndërsa me rishikimin e buxhetit në fund të vitit ishte rreth 1.18 milion euro “, tha ai.
Në anën tjetër, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka theksuar se po mungon shumë transparencë nga ajo që po kërkohet nga ky komision.
“Dua ta trajtojmë raportin e juaj, por mungon shumë transparenca e asaj që po kërkojmë”, tha Lekaj.
Edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se nevojitet më shumë transparencë në këtë drejtim.
“A mund ta shqyrtoni dhe të na informoni se çfarë shkallë transparencës do të zbatoni. Jam i interesuar sa më shumë, sidomos nga shoqëria civile të marrin pjesë, t’i shohin punimet”, tha Muja.
Ndërkaq, anëtarët dhe kryesuesi nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), janë zotuar se transparenca nuk guxon të mungoj dhe se trajtimi do të bëhet sipas procedurave një nga një.
Në rend dite ishte shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), për vitet 2022, 2023 dhe 2024.
Në rend dite në mbledhjen e këtij komisioni ishte shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), për vitet 2022, 2023 dhe 2024. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp