“Kurrë në asnjë klub nuk më kanë mbetur borxh”, Malsor Gjonbalaj flet për periudhën si futbollist

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ka qenë ish-futbollisti i njohur Malsor Gjonbalaj, i cili ka diskutuar për një gamë të gjerë temash, ku mes të tjerash ai ka folur për ekipet në të cilat ka luajtur sa ka qenë aktiv në futboll.
Gjonbalaj fillimisht ka përmendur Besën e Pejës dhe Prishtinën si dy ekipet në të cilat ai i ka pasur fillesat e tij të karrierës dhe formimin e tij si futbollist.
Megjithatë ai ka thënë se nuk bën dallime mes klubeve ku ka luajtur dhe se ka kaluar shumë mirë ku do që ka luajtur.
“Besa dhe Prishtina mbeten si dy ekipe të fillesave të para dhe të një etablimi si futbollist edhe sigurisht kam emocione të mëdha, megjithatë, nuk bëj dallim mes klubeve”.
“Secili klub ka pasur qëllimet e veta dhe unë në secilin klub kam kaluar jashtëzakonisht mirë. Pastaj unë kam tentuar që të mbijetoj edhe nëpërmjet pagave ashtu siç kanë qenë herë të vogla herë të mëdha”.
Tutje profesori universitar ka falënderuar të gjitha klubet ku ka luajtur në karrierë, duke thënë se përkundër vështirësive të kohës, asnjëra prej tyre nuk i ka mbetur borxh.
View this post on Instagram
“Asnjë klub nuk më ka mbetur kurrë borxh dhe unë i falënderoj të gjithë sepse e di që ka qenë një kohë e vështirë”.
“Të gjitha ato klube, të gjitha ato kryesi unë i falënderoj sepse unë asnjëherë nuk kam pasur problem me pagesa”, përfundoi Gjonbalaj.
Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë të dy gazetarëve Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Një nga transferimet më të këqija në histori” – ish futbollisti i Manchester United ‘godet’ Mason Mountin

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker