LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp

Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, ka paralajmëruar publikim të audio-incizimeve të tjera, të ngjashme me atë të bisedës ndërmjet Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiq.

Ai nuk ka dhënë detaje se kush do të jetë në këto biseda, por ka thënë se do të jenë edhe më të rënda, sa që siç ka thënë ai do të na vije turp.

“Do të dalin prapë, mbajeni mend, hala më keq. Ka me na ardh turp me thanë na jemi të një përkatësie etnike me qeta persona, çka kanë me dalë gjëra”, tha ai në Tëvë 1.


I pyetur se prej cilës parti, ai ka thënë se nuk është me rëndësi, por ka thënë se bashkëpunimin me Radoiçiqin dhe strukturën serbe është ka e bënë pushteti.

Berisha ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ka komunikuar me Radoiçiqin në krye vete, duke aluduar se në dijeni ka qenë edhe kryeministri Kurti.

Berisha mendon se duhet nisur një hetim i thellë nga organet e hetuesisë së Kosovës për zbardhjen e audio-incizimeve të reja të publikuara mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Liles dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Mirëpo sipas Berishës, nëse institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kanë fuqi për ta bërë një gjë të tillë ai ka thënë se ekzistojnë mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare të cilat mund të merren me këtë hetim.

“Mendoj se duhet një veprim i shpejtë institucional në zbardhjen e tërë kësaj situate, ju vetëm për të ruajtur integritetin e përfaqësuesve institucionalë por edhe besimin qytetarë qoftë në përfaqësuesit e vet politik qeveritar qoftë në institucione të shtetit. Pra këtu duhet të kërkohet një hetim i thellë dhe duhet zbardhur komplet kjo situatë nga organet e hetuesisë së vendit. Në qoftë se nuk ka mundësi atëherë ka edhe mekanizma tjerë të drejtësisë ndërkombëtare, departamente të veçanta ndërkombëtare që merren me hetimin e kriminaliteteve etj. Pra në qoftë se nuk ka fuqi ose janë të komprometuara institucionet e sigurisë në Kosovë të cilat duhet të merren me hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve”, ka thënë ai në Tëvë1.

Ndryshe, audio-incizimet janë publikuar të mërkurën nga gazeta Paparaci ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radoiçiq dhe çështja ka të bëjë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të 2022-së.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila ka mohuar se në publikimin e audi-incizimit me Milan Radoiçiq, ka biseduar për votimin e ligjit për Pagën Minimale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Lajme
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të

KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"

Lajme
Kalo në kategori