LAJMI I FUNDIT:

Po raportonte drejtpërdrejtë nga Florida, gazetarin e CNN-it e godet në fytyrë një copë e rrënojave

Po raportonte drejtpërdrejtë nga Florida, gazetarin e CNN-it e godet në fytyrë një copë e rrënojave

Anderson Cooper është goditur në fytyrë nga copat e rrënojave, pak minuta pasi uragani Milton goditi Siesta Key në Florida.

Reporteri 57-vjeç, po mbulonte drejtpërdrejtë fatkeqësinë katastrofike për CNN në Bradenton, pak milje larg Siesta Key, ku një copë e rrënojat e goditi atë në fytyrë.

Por ai shpejt u rimëkëmbë duke thënë: “Kjo nuk ishte e mirë. Ne me gjasë do të futemi për pak brenda”, transmeton Telegrafi.


Në ato momente erërat po frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë, duke pamundësuar qarkullimin normal si dhe anulimin e mijëra fluturimeve.

Cooper po tregonte se niveli i ujit ka arritur deri të gjunjët e tij – pak momente para se të goditej nga një copë e rrënojave. /Telegrafi/