LAJMI I FUNDIT:

Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion – kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane

Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion – kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Nora Tushi

“Deutschland sucht den Superstar” – një kompeticion muzikor, në të cilin të rinjt shprehin talentin e tyre në muzikë, edhe këtë herë ka marrë vëmendje të madhe dhe jo më kot.

Natyrisht, në mesin atyre që konkurruan nuk mund të mungonte një me rrënjë shqiptare, për t’i treguar botës potencialin dhe përkushtimin e madh në atë që duan të bëjnë.

Dhe ajo që mori primatin e këtij spektakli ishte Nora Tushi, një bukuroshe me prejardhje nga Prishtina, por që jeton dhe vepron në Gjermani.


View this post on Instagram

A post shared by N O R Λ (@noratushi)

24-vjeçarja kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion dhe mori komente pozitive nga juria, ku pjesë e panelit është edhe reperja Loredana Zefi.

Megjithëse kjo nuk erdhi rastësisht, pasi Nora që e vogël është marrë me muzikë dhe ka punuar fort për të arritur deri këtu.

Në një intervistë për Telegrafin, ajo ka shpalosur detaje nga jeta në Gjermani dhe karriera profesionale, duke premtuar që nuk do të ndalet me kaq.

Gjithashtu, familja e ka mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit, si një ndihmesë e madhe në atë që vijon të bëjë.

Intervista e plotë:

Telegrafi: Nora Tushi, një emër që këto ditë ka bërë bujë në mediat e huaja dhe shqiptare për pjesëmarrjen në “Deutschland sucht den Superstar”, na tregoni pak më shumë rreth vetes?

Nora Tushi: “Jam 24-vjeçe dhe kam lindur në Mynih. Prindërit e mi kanë ardhur para 30 viteve nga Prishtina këtu në Gjermani. Shkaku i punës së mamit e cila ka marrë një vend më të mirë të punës, është mjeke, kemi kaluar këtu ku jemi tash, afër Ulmit (Steinheim te Heidenheim)”.

Telegrafi: Si ka nisur karriera juaj muzikore? Cilat janë fillimet e juaja? Ku e ke shfaqur për herë të parë talentin?

Nora Tushi: “Si e vogël kam vallëzuar ‘belly dancing’ se e kam pasur idoll Shakiran dhe Christina Aguileran. Gjithmonë kam dashur të këndoj dhe veten e kam paramenduar me flokë të gjata dhe bionde. Si 5-vjeçare kam filluar të mësoj piano dhe kam qenë në kor. Si 15-vjeçare kam kaluar në një kor profesional të qytetit”.

“Me këtë kor kemi bërë shumë koncerte në vende shumë ekzotike si Guatemala, Meksikë, Afrikë Jugore, shkaku im edhe në Shqipëri ku kam kënduar solo. Me 16-vjeç kam hyrë në një grup ku kemi kënduar këngë irlandeze dhe kemi mbajtur koncerte të shumta në këtë regjion. Fatkeqësisht, udhëheqësi i grupit është sëmurë dhe ka vdekur nga kanceri kështu që grupi u shpërbë”.

View this post on Instagram

A post shared by N O R Λ (@noratushi)

“Në Gjimnaz kam qenë po ashtu në drejtim muzikor. 19-vjeçe jam përzgjedh prej një konkurence shumë të fortë në ‘Voice of Germany’. Jam marrë gjithmonë me muzikë dhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë të bëhem një këngëtare. Artiste e kompletuar me këngë të mia dhe të bëj një turne në Gjermani, Kosovë e Shqipëri. Gjithmonë e kam ditur se do të bëhem këngëtare. Kam filluar edhe me ‘cover’ në Instagram dhe merrja komplimente të shumta”.

Telegrafi: Tani së fundmi ke marrë përkrahje edhe nga Loredana Zefi, si ka qenë kjo për ju dhe na trego ndjesinë pasi ke arritur t’i kalosh 50 konkurrentë të tjerë?

Nora Tushi: “Me Loredanën e kam ndjerë veten shumë mirë. E kam njohur si femër të sinqertë që e tregon mendimin e vet pa e zbukuruar. Por, ajo më priti aq mirë me buzëqeshje të hapur. Si duket e ka parë se isha pak nervoze dhe u mundua që të më qetësojë me disa komplimente. Unë e përjetova si një person shumë të dashur. Konkurenca ka qenë shumë e fortë. Unë e çmoj çdo kandidat. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe asnjëherë nuk e kam vënë re ndjenjën që jemi në garë me njëri-tjetrin”.

Telegrafi: Të përkrahin familja në drejtimin tuaj? Sa e ke mbështetjen e tyre?

Nora Tushi: “Familja ime e ka ditur që unë dua ta marrë këtë drejtim, po besojnë në talentin tim dhe më përkrahin gjithmonë. Familja imë është pjesë më e rëndësishme në jetën time. Më përcjellin në çdo hap”.

View this post on Instagram

A post shared by N O R Λ (@noratushi)

Telegrafi: Vjen shpesh në Kosovë? Çfarë të pëlqen më shumë, gjërat që ndoshta do t’i veçoje?

Nora Tushi: “Po vij shumë shpesh në Prishtinë, tre apo katër herë në vit për të vizituar familjen tonë atje. Gjyshi dhe gjyshja ime janë më të rëndësishmit për mua. Ata më japin ndjenjën që jam në atdhe edhe për mua është shumë me rëndësi që të kaloj kohë me ta. Prishtina është qyteti që e dua më së shumti. Aty janë rritur prindërit e mi. Prishtina është me përplot muzikë të mirë dhe njerëz që e duan muzikën”.

View this post on Instagram

A post shared by N O R Λ (@noratushi)

Telegrafi: Ke marrë përkrahje nga artistë shqiptarë? Do të doje të bëje ndonjë bashkëpunim dhe me kë?

Nora Tushi: “Edhe jo se nuk kam pasur rast. Po pres me padurim që të punoj në këtë drejtim. Ëndrra ime do të ishte të bashkëpunoj me disa artistë shqiptarë. Janë më të mirët në botë”.

View this post on Instagram

A post shared by N O R Λ (@noratushi)

Telegrafi: Cilat janë planet e juaja, synimet që ke për të ardhmen?

Nora Tushi: “Kam shumë plane që i kam vënë në një listë të gjatë. Nuk do të ndalem derisa t’i nënvizoj në listë të gjitha detyrat që i kam vënë vetes”. /Telegrafi/