LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift dhuron 4.5 milionë euro ndihmë për familjet e prekura nga uraganet Helena dhe Milton

Taylor Swift dhuron 4.5 milionë euro ndihmë për familjet e prekura nga uraganet Helena dhe Milton

Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga uraganet Helena dhe Milton, Taylor Swift ka vendosur të dhurojë pesë milionë dollarë (4.5 milionë euro) për të ndihmuar popullsinë e prekur.

Drejtoresha e organizatës joqeveritare “Feeding America”, Claire Babineaux-Fontenot, në një postim në Instagram shprehu mirënjohjen e thellë për këtë donacion.

“Kjo shumë do të ndihmojë komunitetet të rimëkëmben dhe të rikuperohen, duke siguruar ushqim, ujë të pastër dhe furnizime të nevojshme për njerëzit e goditur nga këto stuhi shkatërruese. Së bashku mund të bëjmë shumë për të ndihmuar familjet që po përballen me sfidat e mëdha përpara tyre”, theksoi ajo.


Swift ka marrë pjesë në shumë aksione të ngjashme edhe më parë, duke dhuruar një milion dollarë (914 mijë euro) vitin e kaluar për ndihmë pas stuhive që goditën Tennessee-n. Ajo gjithashtu dhuroi 100,000 dollarë (91,400 euro) për familjen e një gruaje 44-vjeçare që u vra në një sulm me armë gjatë festimeve të fitores së Kansas City Chiefs në Super Bowl.

Pas suksesit historik të turneut të saj “Eras Tour” dhe popullaritetit të vazhdueshëm të muzikës së saj, Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë. Vlera e saj neto e pasurisë është vlerësuar në 1.6 miliard dollarë (1.4 miliard euro). Për këtë arsye, nuk është për t’u habitur dëshira e saj për të ndihmuar, si dhe vlera e donacioneve të saj.

Fenomeni i popullaritetit të Taylor Swift intrigon botën, dhe profesorët në universitete kanë përpjekur ta shpjegojnë këtë sukses. Gazetarët e lidhin famën e saj me “amerikanizmin”, duke e përshkruar atë si një “histori kyçe amerikane të suksesit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dënohet me një vit burg - fajtor për falsifikim dokumentesh

Luiz Ejlli dënohet me një vit burg - fajtor për falsifikim dokumentesh

Magazina
Pas arrestimit të Diddyt, Justin Bieber thuhet se është në një gjendje të vështirë mendore - burimet thonë se ai 'është i tmerruar'

Pas arrestimit të Diddyt, Justin Bieber thuhet se është në një gjendje të vështirë mendore - burimet thonë se ai 'është i tmerruar'

Magazina
Uragani në Florida, Tom Cruise fotografohet duke mbërritur i mërzitur në Londër ndërsa ai dhe familja e tij evakuohen

Uragani në Florida, Tom Cruise fotografohet duke mbërritur i mërzitur në Londër ndërsa ai dhe familja e tij evakuohen

Bëhet virale videoja ku një DJ shihet pa ndjenja në festën e Diddyt, ndërsa reperi tallet me të

Bëhet virale videoja ku një DJ shihet pa ndjenja në festën e Diddyt, ndërsa reperi tallet me të

Magazina
Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze, zbulon BMW-në e re që ka blerë

Kader Kicaj bëhet me veturë luksoze, zbulon BMW-në e re që ka blerë

Jennifer Lopez  flet për herë të parë për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë

Jennifer Lopez flet për herë të parë për divorcin me Ben Affleck: Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë

Magazina
Kalo në kategori